BallinaAktualitetLubonja: Shkodra në duart e Doshit,Rama më i rrezikshëm se Kokëdhima

Lubonja: Shkodra në duart e Doshit,Rama më i rrezikshëm se Kokëdhima

spot_img
spot_img

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, dy çështjet më të “nxehta” të ditëve të fundit në vend, atë të Bashkisë së Shkodrës dhe incidentin në Porto Palermo. Për të dyja këto çështje, Lubonja ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ai është më i rrezikshëm se Mihal Kokëdhima dhe se çdo njeri tjetër, dhe se shteti i së drejtës nuk i shkon as në ëndërr.

“Nëse ti qenke kaq i ndjeshëm ndaj njerëzve të dhunës, padrejtësive, siç ishte ai që hipi mbi makinë, se ishte i sëmurë psiqik, pse nuk tregohesh i tillë ndaj atij që ke vënë në Shkodër për kryetar bashkie. Është njëlloj siç fliste për Tom Doshin, me të cilin po qeveris, edhe pse është një ndër ata që është ndaluar nga SHBA. Edhe me këtë ai tregon standarde të dyfishta, që është skandal. Kjo tregon se shteti i së drejtës as nëpër ëndërr nuk i shkon këtij”, ka deklaruar analisti, duke shtuar se prishja e restorantit të Kokëdhimës në Porto Palermo u bë për interes të Ramës dhe jo të shqiptarëve.

Sai takon situatës së krijuar në Shkodër me bllokimin e fondeve pas mbarimit të mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi, Lubonja ka thënë në ekranin e “News 24” se gjithçka po bëhet që qyteti verior të bjerë në duart e “të fortëve”, siç është Tom Doshi.

“Parashikimi im është që duke lexuar veprimtarinë e qeverisë me Ramën në krye do të ketë një rritje të formave autoritare të paligjshme, jashtë institucionale, për të kontrolluar dhe mbajtur pushtetin. Që do të thotë s’ka rëndësi në kemi apo jo kryetarë bashkie, ç’rëndësi ka, ne jemi, vendosim nënkryetarin që kontrollon. Të tjerët ca me trembje, ca me para do nënshtrohen dhe do vazhdojnë të kontrollojnë dhe Shkodrën me njerëzit e Tom Doshit, si Valdrini, që u vu nga Rama më herët, në kohën kur ishte në konkurrencë me Keti Bazhdarin, si njeri që siguronte votën. Dihet, Toma është i forti i Shkodrës. Dikur e luanin këtë rol sekretarët e partisë, jemi kthyer në një sistem ku demokraci nuk ka”, ka theksuar Lubonja.

Si lidhen zhvillimet, shembja e restorantit me Shkodrën ..?

Të dyja rastet kanë të përbashkët atë që tregojnë se çfarë respekti kanë për shtetin e së drejtës këta që kemi në pushtet dhe që thonë do bëjmë dhe Reformë në Drejtësi. Duket sikur Kokëdhima shkeli ligjin. Sot pamë një matrapik që i shkatërron pronën. Këtu vetëm shtet nuk ka. Nuk prishet ky në momentin që të duhet ta prishësh për interesin tënd, përtej interesit publik. Është njëlloj si te Astiri, që një pjese ua prish dhe një pjese jo. Këtu duhet të prishet me ligj, jo me urdhër.

Problem për imazhin e Shqipërisë?

Nëse bën problem duhet të shohësh mediat. Nuk e kam parë të hyjë në mediat italiane si lajm. Një i sëmurë psiqik nuk përbën lajm, nëse nuk, vret. Ky përbën lajm sa i përket imazhit për turizmin. Raste të tilla ka dhe në Itali. Imazhi në Shqipëri lidhet me trafikantët e shumë që ka vendi ynë në Itali, që kapen përditë dhe rritja e një lloj autoritarizmi, arbitraritetit të shtetit. Protestat e opozitës kanë dalë, një qeveri që udhëhiqet nga droga. Këto janë të rëndësishme, jo Kokëdhima. Në këtë moment çdo shqiptar, pavarësisht kush është Kokëdhima, duhet të ndihet i rrezikuar, sepse sa herë i prish qejfin qeverisë, ai të sjell matrapikun. Edhe në shtëpi mund të ta sjellin këta njerëz, nëse nuk ju thuhet “ndal”. E patë çfarë bëri me Bechettin ky. Meqë akoma kishte një drejtësi ndërkombëtare, duhet të paguajë 140 milionë euro. Ky është shumë herë më i rrezikshëm se Kokëdhima.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular