BallinaAktualitetNgërçi me bashkinë Shkodër, s’ka bllokim por thesari nuk njeh firmën e...

Ngërçi me bashkinë Shkodër, s’ka bllokim por thesari nuk njeh firmën e Ademit

spot_img
spot_img

Ngërçi mes Bashkisë së Shkodrës dhe Drejtorisë së Thesarit ka ardhur për shkak të përfundimit të mandatit të kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar një ditë pas ankesës së bërë publike nga Ademi, sipas së cilës qeveria kishte bllokuar pagesat për shërbime dhe investime.

“Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër, brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije se ky dikaster është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime”.

Por Ademi e ka cilësuar veprimin si politik dhe një kompetencë që nuk i takon Drejtorisë së Thesarit, ndërsa Bashkia sipas saj mund të vazhdojë të operojë me të ardhurat e veta.

“Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin. Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon”, deklaroi sot Ademi

Për ekspertin Panajot Soko, ligji i jep rolin Drejtorisë së Thesarit si verifikues final të pagesave të institucioneve të ndryshme, prej nga ku ka lindur ngërçi mbi vlefshmërinë e firmës së Ademit. Sipas tij, zgjidhja vjen me kalimin e përgjegjësive tek nënkryetari i Bashkisë.

“Të gjitha dokumentacionet duhet të firmosen nga Kryetari i Bashkisë,  dhe kryetari duhet të ketë mandat të ligjshëm. Në momentin që ky mandati i mbaron, merr funksionin e tij nënkryetarja, të cilës nuk i skadon afati”, nënvizon eksperti për A2.

Pas përfundimit të mandatit, Ademi i ka deleguar firmën e saj nënkryetares së bashkisë Emilja Koliqi, teksa e quan këtë një periudhë tranzitore drejt zgjedhjeve të reja legjitime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular