BallinaAktualitetParalajmerohet mbyllja e Dosjes 184, Krimet e Rënda shpallin moskompetencë, hetimet në...

Paralajmerohet mbyllja e Dosjes 184, Krimet e Rënda shpallin moskompetencë, hetimet në Dibër

spot_img
spot_img

Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën për dosjen 184, e njohur si dosja e përgjimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër, në të cilën eksponentë të PS rezultuan në përgjimet e të përditshmes gjermane ‘Bild’ në skemën e shit blerjes së votës.

Burime zyrtare konfirmojnë se një muaj më parë ky institucion ka shpallu moskompetencë lidhur me ketë dosje, me argumentin se nuk bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal dhe ndërhyrja në sistemin zgjedhor nuk është vepër penale që mund të hetohet nga prokuroria për Krime të Rënda.

Zyrtarisht nga Prokuroria e Dibrës është konfirmuar për News24 e BalkanWeb se e ka marrë dosjen në dorëzim, e ka regjistruar atë dhe pritet të përcaktojë edhe prokurorin që do të kryejë hetimet.

Në këtë institucion ushtrojnë funksionin vetëm tre prokurorë, drejtuesja e Prokurorisë dhe dy prokurorë të tjerë. Për faktin se drejtuesja e prokurorisë së Dibrës është në konflikt interesi me një nga personat në hetim, automatikisht ajo deklaron se nuk mund të marrë dosjen në hetim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular