BallinaAktualitetPD: KQZ nuk ka tagër të përsërisë zgjedhjet në Shkodër, ‘fallxhorët ligjorë’...

PD: KQZ nuk ka tagër të përsërisë zgjedhjet në Shkodër, ‘fallxhorët ligjorë’ do të përgjigjen

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, njëherazi një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, shprehet se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje.

Sipas tij, ajo datë në gjithë historinë postkomuniste është me e ekspozuara përballë Gjykatës Kushtetuese. “Më datë 30 qershor ka ndodhur çdo gjë tjetër, mund të ketë qenë dhe një ekskursion votimi, por jo zgjedhje. Në këtë aspekt janë të vetmet zgjedhje në 30 vitet e fundit të cilat kanë të hapur legjitimitetin kushtetues përpara Gjykatës Kushtetuese”, shprehet ish deputeti demokrat në një intervistë për Ora News.

Kriza politike, sipas Bylykbashit, është thelluar në mënyrë të skajshme, ndaj ai thotë se ka vetëm një rrugëzgjdhje. “Zgjidhja është sa kushtetuese dhe politike. Sot janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sigurisht ripërsëritja, bërja e zgjedhjeve dhe për pushtetin vendor në datën që ka caktuar Presidenti i Republikës, siç vendos ai”, vijon arsyetimin e tij ish deputeti

Sa i përket situatës në Shkodër, Bylykbashi shprehet se, Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka tagër ligjor që të përsërisë zgjedhjet në atë bashki.

Për këtë ai iu referua kodit zgjedhor duke dhënë këtë argument.

“Tentativa për të përdorur KQZ-në për të përsëritur zgjedhjet pa një dekret të Presidentit dhe në kundërshtim me dekretin e datës 13 tetor, është një shkelje tjetër e cila do të vërë para përgjegjësisë të gjitha ata që mendojnë se mund të bëjnë fallxhorin ligjor në KQZ”, shprehet Oerd Bylykbashi.

Duke ju referuar ligjit për dekriminalizimin, Bylykbashi i cili e ka hartuar atë ligj, tha se Shkodra në 30 qershor përtej garës farsë nuk kishte kandidat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular