Basha: Arta Marku dhe Donika Prela dy Katicat e Edi Rames

2
271

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se vendi ka nevojë për shkëputjen e plotë të politikës nga krimi, me të cilin e ka përfshirë Edi Rama dhe kjo mund të arrihet vetëm me një proces të rregullt zgjedhor të mbikqyrur nga një qeveri tranzitore.

Sipas kreut të opozitës Prokuroria po mbron politikanët e korruptuar. Ai ju referua dosjes 184 duke lëshuar akuza ndaj deputetëve të rilindjes si të përfshirë në korrupsion dhe manipulim zgjdhjesh. Ai kërkoi një proces zgjedhor te mbikqyrur nga një qeveri që nuk mund të jetë e lidhur me krimin.

Pyetja e parë që iu drejtua ishte lidhur me dosjen 184 që u refuzua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Basha theksoi se ky ishte veprim i dy “katicave” të Prokurorisë të cilat natyrisht duhet të ndiqen për “shpërdorim detyre”.

Basha theksoi se janë përpjekur ta mbyllin dosjen 184 para se të krijohet SPAK-u, qëllimisht. Po ashtu Rama dhe personat e tjerë përgjegjës në PS po mbyllin dosjen e Agim Kajmakut, person me precedentë penalë me drejtësinë greke. Rama është në dijeni të këtij fakti dhe ka vazhduar ta kandidojnë këtë person në shkelje të ligjt të dekriminalizimit.

Pyetja është: sa të tjerë nga këta kryebashkiakë janë me precedencë penalë?

Kriza politike dhe kushtetuese në Shqipëri ka një burim: kriminalizimin e plotë të politikës nga Edi Rama me trafikantë dhe lordë droge dhe kriminelë të tjerë. Ndaj kërkohet një proces i rregullt zgjedhor i mbikqyruar nga një qeveri transitore.  Kjo është e vetmja mënyrë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë.

Basha u shpreh se, gjatë javëve në vijim do të shpalosim një platformë për një Shqipëri si gjithë Europa, si një plan kombëtar për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuara duke mbyllur përsori derën e Europës për Shqipërinë e duke futur ekonominë në një krizë më të thellë. Kjo për të nxjerrë kriminletë nga parlamenti, bashkitë dhe ekonomia.

Dhe për t’ja kthejme institucionet rrugët dhe sheshet e shqipërisë, shqiptarëve.

Koha nuk pret, Shkodra, Vora dhe kthimi i Prokurorisë në një shtojcë të Organizatës kriminale të Rilindjes tregon se duhet të dalim nga kjo situatë një orë e më parë.

2 KOMENTET

Comments are closed.