BallinaAktualitetDosja 184 në Dibër, Besnik Mustafaj: Kapitullim i Krimeve të Rënda

Dosja 184 në Dibër, Besnik Mustafaj: Kapitullim i Krimeve të Rënda

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj në një intervistë për rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se kalimi i dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te ajo e Dibrës, tregon kapitullimin e Krimeve të Rënda.

Mustafaj u shpreh se dosja 184 treg përfshirjen në krim zgjedhor të funksionarëve të lartë të PS dhe të qeverisë, ndërsa shtoi se nuk beson se Prokuroria e Dibrës ka kapacitet që të hetojë atë dosje.

Unë mendoj se çështja nuk po gjykohet siç duhet. Dosja ka kaluar në Prokurorinë e Dibrës. Dërgimi në periferi i proceseve hetimore i kësaj dosje tregon kapitullim të Prokurorisë të Krimeve të Rënda përpara presionit qeveritar. Është shumë shqetësuese për drejtësinë vetë. Prokuroria e Dibrës s’ka kapacitet për hetim. Opozita ka fituar. Denoncimet e saj kanë bërë që Prokuroria të veprojë”, tha Mustafaj.

Në lidhje me ngjarjet në Shkodër, Mustafaj tha se PD vazhdon të mendojë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, kurse ka shtuar se Rama vijon të bashkëpunojë me krimin e organizuar dhe promovon figura të inkriminuara.

“PD nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Rama vazhdon që të bëjë zgjedhje të paligjshme. Jo vetëm kaq, por ai vazhdon të promovojë figura që janë të kriminalizuara. Maxhoranca nuk do dialog me opozitën”, u shpreh ai.

Besnik Mustafaj nënvizoi se opozita e bashkuar do të rinisë protestat në shtator, si formë e vetme kundër së keqes së madhe të Shqipërisë, qeverisjes së vendit.

“E vetmja gjë që nuk ndryshon është protesta. Opozita proteston, sepse nuk ka fromë tjetër për të treguar se kjo qeveri ka humbur çdo lloj legjitimiteti. Për mua opozita duhet të çlirohet nga kompleksi i paqësores. Njerëzit janë të zemëruar. Ne shohim përditë protesta të fuqishme kudo në botë dhe këtu mund të jenë të njëjta protestat, të fuqishme, sepse e tillë është situata. Mendoj se protestat s’mund të jenë më si festë”, deklaroi ai.

Për zhvillimet e fundit në Kosovë, Mustafaj u shpreh se beson se ata janë pozitive dhe se shteti i Kosovë mund të bëjë hapa përpara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular