BallinaKryesoreShenjt i Ferrit

Shenjt i Ferrit

spot_img
spot_img

Nga Elona Caslli

Për t’i rënë shkurt, ishte plotësisht e kundërta e asaj që quajmë njeri i ekuilibruar, ose thjesht e kundërta e asaj që konsiderohet njeri, nëse ajo që e dallon njeriun nga individi është një farë force, një farë këmbënguljeje dhe koherence idesh e ndjenjash, tek ai nuk kishte asnjë lloj koherence, përjashto ato të fiksimeve të tij, që ishin të përpikta dhe të përhershme. Ishte krejtësisht e kundërta e filozofit, e njeriut që mendon dhe që ngre një sistem mendimesh, si një godinë harmonikë; ishte pak a shumë një lloj terroristi i ideve, një lloj antifilozofi. As fytyra e tij nuk i qëndronte besnike vetvetes. Ç’është e vërteta, gjithmonë kam menduar se brenda tij, ekzistonin disa persona të ndryshëm. Edhe pse padyshim, ishte njeri i poshtër, do ta merrja guximin të pohoja se, megjithatë, tek ai kishte një lloj pastërtie, ndonëse ishte një pastërti e skëterrshme. Ishte një lloj shenjti i ferrit.

Shkëputur nga – Mbi Heronjtë dhe Varret – Ernesto Sabato

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular