Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili akuzohet për disa vjedhje. Në pranga ka rënë shtetasi D. T., i kthyer në makth për qytetarët durrsakë, duke kryer një sërë vjedhjesh në banesa.
Policia ka zbardhur 13 vjedhje të kryera nga 34-vjeçari, i cili është kapur në flagrancë, në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit A. S., ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm kishte marrë nga banesa e shtetasit M. Q. dy telefona celularë dhe vlera monetare.
Njoftimi i policisë:
Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet, finalizohet operacioni “Periferia” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave
Zbardhen 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit.
Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari, në tentativë për të vjedhur në një banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili gjatë natës vidhte banesa në qytetin e Durrësit.
Është arrestuar shtetasi D.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale” Vjedhja”.
Më datë 23.08.2019 ky shtetas është kapur në flagrance, në lagjen Nr.15 Durrës, në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit A.S, si dhe po gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kishte vjedhur në banesën e shtetasit M.Q., dy telefona celularë dhe vlera monetare.
Pas një pune profesionale dhe hetimore të kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Durrës, dyshohet se shtetasi D.T., gjatë dy muajve të fundit ka realizuar edhe disa vjedhje të tjera banesash në periferi të qytetit të Durrësit, i cili gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë.
• Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.
• Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.
• Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.
• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.
• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.
• Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.
• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.
• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.
• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale telefona celularë dhe vlera monetare.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale”Vjedhja”.
DurrësFalë bashkëpunimit Polici-Komunitet, finalizohet operacioni "Periferia" për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesaveZbardhen 13 vjedhje banesash në qytetin e Durrësit.Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari, në tentativë për të vjedhur në një banesë.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili gjatë natës vidhte banesa në qytetin e Durrësit.Është arrestuar shtetasi D.T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale" Vjedhja".Më datë 23.08.2019 ky shtetas është kapur në flagrance, në lagjen Nr.15 Durrës, në tentativë për të vjedhur banesën e shtetasit A.S, si dhe po gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm kishte vjedhur në banesën e shtetasit M.Q., dy telefona celularë dhe vlera monetare.Pas një pune profesionale dhe hetimore të kryer nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gyqësor Durrës, dyshohet se shtetasi D.T., gjatë dy muajve të fundit ka realizuar edhe disa vjedhje të tjera banesash në periferi të qytetit të Durrësit, i cili gjatë natës futej nëpër banesa nëpërmjet dritareve, kur njerëzit ishin në gjumë dhe vidhte sende me vlerë. • Më datë 04.07.2019, gjatë natës, në lagjen Nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit A.T., ku ka marrë një televizor plazma.• Më datë 28.07.2019, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetases Z.I.• Më datë 10.08.2019, në lagjen Nr. 18 Durrës dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit E.M., 20 vjeç, një telefon celular dhe vlera monetare.• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.V.• Më datë 11.08.2019, dyshohet se ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.K.• Më datë 20.08.2019, gjatë natës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M., banues në lagjen Nr.14/1.• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në Arapaj, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe disa bizhuteri banesën e shtetasit N.A.• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.C.• Më datë 21.08.2019, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një televizor plazma dhe një celular në banesën e shtetasit Z.M.• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A. Q. dhe ka marrë disa bizhuteri.• Më datë 22.08.2019, gjatë natës, në fshatin Rrashbull, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.S. dhe ka marrë dy telefona celularë dhe vlera monetare.Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale telefona celularë dhe vlera monetare.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale"Vjedhja".
Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 23. August 2019