Ndërkohë, kanë qenë banorët e pallatit, të cilët kanë lajmëruar policinë për shkak të aromës së rëndë që vinte nga banesa e viktimës.
Mendohet se ai ka disa ditë që ka ndërruar jetë, pasi trupi është gjetur tërësisht i dekompozuar. Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të hyjnë nga dritaret e banesës, pasi dera qëndronte e mbyllur, për të nxjerrë trupin e pajetë.