Profili Flori Mumajesit në Instagram prej disa muajsh është në heshtje, por fansat nuk harrojnë. Ditën e djeshme më 23 gusht këngëtari i njohur kishte ditëlindjen. Vetë Flori nuk ka dashur të postojë asnjë foto dhe asnjë mesazh a dedikim as me këtë rast.
Në postimin e tij të fundit në muajin prill, një pjesë nga kënga “Me zemër”, fansat i kanë uruar ditëlindjen e 37-të, edhe pse heshtja ka vijuar edhe pas tyre.
Në media e portale ka pasur aludime se Flori po kalon një periudhë qetësie nga muzika për t’u rikthyer shpejt, të tjerë kanë guxuar të thonë se ka probleme shëndetësore (vetë kantautori zbuloi publikisht se nga njëri vesh ka humbur një përqindje të lartë të dëgjimit), ndërsa një pjesë e tretë kanë komentuar edhe problemet financiare të bizneseve në emër të tij.
Me siguri, Flori është duke menduar një “dhuratë” për fansat e tij, që nuk harrojnë ta urojnë dhe t’i kujtojnë se ia ndiejnë mungesën muzikës dhe këngëve të tij.