BallinaKultureKosovë, Akademi perkujtimore në 40 vjetorin çmimit "Nobel" të Nënës Terezë

Kosovë, Akademi perkujtimore në 40 vjetorin çmimit “Nobel” të Nënës Terezë

spot_img
spot_img

Me rastin e 40-të vjetorit të Çmimit Nobel për Paqe dhe të ditëlindjes së Nënës Terezë, qendra “BogdaniPolis”, organizon akademi përkujtimore 

Në këtë akademi, do të mbahen disa aktivitete, ku në kuadër të tij do të promovohet edhe libri i Don Lush Gjergjit “E kam në zemër popullim tem Shqiptar. Bisedime me Shën Nënën Tereze”.
Eventi mbahet në datën 26 të këtij muaji, nga ora 19:30. Ku pjesë e programit do të jenë poezitë: “Unë e kam në zemër Popullin tem shqiptar”, “Vendi im” (që do të lexohen nga aktorja Arijeta Ajeti.)

Pastaj, për të performuar këngën “Nënës së mire – Porosia”, do të interpretojnë Lule Brahimi dhe Kori i studentëve. Duke vazhduar më pas me leximin e disa poezive të zgjedhura që trajtojnë temën e jetës dhe veprës së Nënës Terezë.
Xhavit Beqiri, do të vijë me një kumtesë të titulluar: “Nënë Tereza – Nobelistja e Çmimit Nobel për Paqe”

Kjo akademi përkujtimore do të mbyllet me fjalimin përmbyllës të Don Lush Gjergjit, që mban titullin“Pse ky libër i ri për Nënë Terezën”.
Mysafirët dhe pjesëmarrësit, pas përfundimit të eventit do të kenë mundësinë të vazhdojnë me një koktej rasti që do të mbahet në pjesëën e qendrës “Agora”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular