Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një apartament në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në katin e 13-të një pallati pranë Rrugës “Jordan Misja”.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se familjarët e kishin harruar gazin hapur dhe banorët raportojnë se janë dëgjuar dy shpërthime të forta.
Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë i menjëhershëm, ndërsa u evakua i gjithë pallati deri në shuarjen e plotë të zjarrit.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen.