Edita Tahiri, ka qenë një prej kundërshtareve më të ashpëra të idesë së korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.
Deklaratat e saj kundër Thaçit, Ramës dhe Vuçiçit kanë marrë përhapje të madhe shto kësaj edhe faktin se Tahiri ka deklaruar prerazi se ideja e ndarjes së Kosovës nuk do të realizohet kurrë.
Së fundmi ajo ka bërë një reagim në profilin e saj zyrtar, ku ka thumbuar ideatorët e pazarit me kufijë, Hashim Thaçin dhe Aleksander Vuçiçin, por edhe kryeministrin Edi Rama si një përkrahës të një ideje të tillë.
“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thane Serbise se ska BE pa e njohur Kosoven e plote, kjo treshja famkeqe qe luajti lojen e rrezikshme te kufijve, a thua kah do tja mbajnë…”, shkruan Tahiri