BallinaTe tjera1990/Shefqet Peçi: Asnjë mëshirë për gratë, të pushkatohen armiket

1990/Shefqet Peçi: Asnjë mëshirë për gratë, të pushkatohen armiket

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Më 16 – 17 prill 1990, u mblodh plenumi i 10-të i KQ, i cili iu kushtua “demokratizimit të mëtejshëm të jetës ekonomike të vendit”, ku u diskutua edhe “koncepti i drejtimit me llogari më vete të ndërmarrjeve deri në vetëfinancim”, “rritjen e përgjegjësive industriale e kolektive”, etj, mbi bazën e raportit të kryeministrit Adil Çarçani. Në lidhje me ndryshimet në legjislacionin vendas, kishte mbajtur një raport zëvendëskryeministri Manush Myftiu. Në ndryshimet e paraqitura, hiqej dënimi me vdekje.

Ndryshimet e propozuar u realizuan me ligjin nr.7380, datë 8.5.1990, sipas së cilit, ndër të tjera, ndalohej dënimi me vdekje për personat nën 18 vjeç dhe për gratë. Mirëpo, këtu u tregua vigjilent Shefqet Peçi. Si mundej të mos pushkatoheshin edhe gratë. Në pleqëri nuk hiqte dorë nga huqet e kohëve të mëparshme.

Shoku Shefqet Peçi: Në raport thuhej që dënimi me vdekje të mos jepet kundër grave në asnjë rast dhe pa asnjë përjashtim. Po në qoftë se një grua është armike, spiune e kualifikuar në vite të tëra dhe i ka bërë dëme të mëdha atdheut, prapë të mos dënohet me vdekje?

Shoku Ramiz Alia: Shoku Shefqet, se ty të ka dalë nami që je kundër grave, mos fol këtu se do ta mbajnë mend mirë (qeshin).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular