BallinaAktualitetEMRAT/ U arrestuan në Janinë, kush ishin bashkëpunëtorët e Agim Kajmakut

EMRAT/ U arrestuan në Janinë, kush ishin bashkëpunëtorët e Agim Kajmakut

spot_img
spot_img

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka publikuar dokumente që tregonin se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara”

Ngjarja ka ndodhur në 2003 dhe sipas Report tv, bashkë me Kajmakun janë ndaluar edhe 2 shqiptarë të tjerë, Roland Biftari 28 vjeç dhe Spiro Taho, 42 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në 2003 dhe sipas Report tv, bashkë me Kajmakun janë ndaluar edhe 2 shqiptarë të tjerë, Roland Biftari 28 vjeç dhe Spiro Taho, 42 vjeç.

Në komunikatën e 2003-shit, Policia greke shkruan se Agim Kajmaku është ndaluar me emrin Jorgo Toto, në atë kohë 32 vjeç, sot 48 vjeç.

Sipas komunikatës e cila është botuar fillimisht në median greke Ekathimerini rezulton se tre shqiptarët kanë përdorur 97 prerje false 50 euroëshe për të blerë fidanë agrumesh në qytetin e Artës në Greqi.

Sipas komunikatës së policisë greke, vlera totale e paguar ishte 12 mijë euro, por nga kjo shumë, 97 prerje 50 euroeshe (4850 euro) rezultuan të ishin false dhe janë përdorur nga tre shqiptarët për të blerë fidanët në Greqi e më pas t’i sillnin në Shqipëri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular