Po zbardhet gjithmonë e më shumë ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’ në Tiranë ku u vra me plumb në kokë në vendin e punës nga pronarët e vilës ku punonte për sistemin e kondicionimit, 26 vjeçari, Indrit Çelaj.
Sa më shumë zbardhet kjo ngjarje aq më e rëndë bëhet vrasja.
Sipas dosjes së dërguar në Prokurori, menjëherë sapo ka qëlluar ndaj Indrit Çelaj, Griseldo Kusi, ka ndezur dritën e celularit me qëllim për të gjetur gëzhojën e plumbit.
Këto rrethana janë treguar në polici nga dy kolegët e Indrit Çelaj që ishin kontraktuar nga Ferdinand Bakalli për të rregulluar vilën trekatëshe ne pronësi të Bujar Kusit.
Më tej Griseldo Kusi është takuar me vëllain e tij Albano Kusi, babain e tyre Bujar Kusi dhe Ferdinand Bakalli, me qëllim për të ndryshuar dinamikën e vrasjes.
Të gjitha këto veprime janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një lokali përballë vilës ku ndodhi vrasja, ku është është thurur plani për të devijuar rrjedhjën e hetimeve si edhe për tia ngarkuar krimin një personi tjetër, konkretisht Lorenc Veliajt.
Sipas dokumentit të Prokurorisë në lokal hyn fillimisht i dyshuari Bakalli.
Më pas mbërrijnë Albano e Griseldo Kusi.
Dy vëllezërit Kusi qëndrojnë për disa sekonda brenda në lokal.
Më pas dalin dhe ulen jashtë, ndërsa i plagosuri Indrit Celaj, ndodhej në grahmat e fundit të jetës në ambientet e jashtme të vilës.
Aty ku e ishte nxjerrë Albano Kusi pas plagosjes që kishte ndodhur në katin e parë të shtëpisë.
Siç konstatohet edhe nga pamjet filmike, në dorën e djathtë të Griseldo Kusit dallohet qartë një njollë e kuqe.
Për hetuesit kjo shenjë nënkupton njollat e gjakut.
‘Vetëm pak sekonda më pas, Griseldo Kusi del nga ana e pasme e lokalit dhe bisedon me Bakallin. Në këtë kohë aty mbërrin edhe babai i tij, Bujari që shkon drejt vilës ku ishte qëlluar punëtori.-thuhet në dokumentin e Prokurorisë
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: startnews.news/2019/08/26/indriti-po-vdiste-ne-vendin-e-punes-vrasesi-dhe-familjaret-u-ulen-ne-lokal-per-te-sajuar/ […]
Comments are closed.