BallinaAktualitetKajmaku i Vorës i ka mbyllur gojën Ramës, dhe çfarë pritet të...

Kajmaku i Vorës i ka mbyllur gojën Ramës, dhe çfarë pritet të publikojë PD…

spot_img
spot_img

Edhe nje rilindas tjetër i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit është vënë në shenjestren e Partisë Demokratike.

Sipas teknikës që përdori për Valdrin Pjetrin, PD duket se i ka konsumuar fazat e para të denoncimit për kryebashkiakun e 30 qershorit në Vorë, dhe tashmë mbetet pjesa finale.

Publikimi i një dokumenti që do të vërtetonte akuzat e saj, se njeriu i Ramës në këtë Bashki, ka pasur probleme me drejtësinë në të shkuarën, dhe që nuk i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Një skenar që e ka parashikuar edhe Zeri i Amerikes.

Çka do të thotë, sipas ligjit, humbje e menjehershme e postit dhe ndjekje penale për falsifikim dokumti.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi, ka sfiduar Ramën, duke i thënë se e mbron Kajmakun dhe se ka patur dijeni për të shkuarën e tij.

Kryetari i PD, Basha, po ashtu, ka deklaruar se Rama me dijeni të plotë ka zgjedhur një njeri problematik, madje me çështje ende të hapur në Greqi. Basha ka perseritur se Kajmaku ka mbrojtjen e Ramës.

Biles gjatë ditës së djeshme kreu demokrat publikoi edhe një video mesazh që shpjegonte qëndrimin e kreut te qeverisë.

Megjithë këtë trysni në publik, kryeministri ka heshtur, edhe pse pritet, siç ndodhi me rastin Pjetri, që PD të tregojë çfarë ka ndodhur në janar të vitit 2003, siç ka shtruar pyetjen publikisht.

Interesant është fakti që nuk ka folur më as Kajmaku. Ai mohoi gjithçka me forcë në fillim, dhe u shpreh me siguri të madhe se është i pastër.

Si shpjegohet që nuk ndihen më prej dy ditësh. Rama e ka gati, e ka standarde, ngjan se e ka të ruajtur në desktop përgjigjen. Ndoshta me emrin, “reagim për dekriminalizim”. Ai do thotë patjetër se nuk mban përgjegjësi, se është e gjitha peshë personale e individit.

Çfarë e pengon ta bëjë, përpara se dëmi të jetë më i madh. Përpara se bomba të shpërthejë. Kjo ngelet vërtetë mister. Megjithatë, le të presim se çdo të nxjerrë PD në publik gjatë ditëve ne vijim.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular