BallinaOP EDVështirësite e LDK-së dhe viti i fitores!

Vështirësite e LDK-së dhe viti i fitores!

Nga Bekim Bruka

Që nga dita e parë e lirisë e deri më sot, LDK-ja ka pësuar dy goditje që e kanë tkurrur vit pas viti në votë popullorë: Vdekja e Rugovës dhe koalicioni me PDK-në.

Si të mos mjaftonte largimi i parakohshëm nga kjo botë i liderit historik të së djathtës së shqiptarëve në Kosovë, egoja për pushtet e detyroi partinë e parë politike në Kosovë të lidhej në një aleancë imoraliteti me forcën e akuzuar për atentatet dhe vrasjet e qindra funksionarëve të LDK-së pas luftës, pra PDK-ja e SHIK-ut, Thaçit dhe Veselit.

E dalë nga ata që quajtën krahu i luftës PDK-ja është shëmbëlltyre e shprehjes shqiptare: “Lufta na mori më të mirët.” Këto dy ndodhi e tkurrën elektoralisht LDK-në si në zgjedhjet parlamentare ashtu dhe në ato vendore ku fundi i krisjes u arrit me humbjen e Komunës së Prishtinës në vitin 2013.

Klane, grupe interesi dhe ndikime nga jashtë partisë e kanë përshkruar karakterin e LDK-së në këto vite, deri në konfrontime fizike në organet më të larta të strukturës partiake. Humbja e Rugovës mesa duket e zbehu dhe amanetin e tij për Kosovën dhe LDK-në.

Një refugjat i luftës në vitin 99’ ju përgjigj pyetjes së një pushtetari shqiptar asokohe se pse nuk del në luftë me përgjigjen: “Nëse Rugova bën thirrjet sot, kampi nesër është bosh.” Aq besim dhe admirim për figurën e ish-Presidentit në një kohë ku e gjithë media vërsulej kundër tij për mënyrën paqësore të rezistencës ndaj një makinerie gjakatare si ajo e Millosheviçit, saqë s’mund ta besosh që LDK sot është në këtë pikë të hallit.

Por asnjëherë më parë që nga vdekja e Rugovës nuk ka ekzistuar fryma e fitores së LDK-së dhe besimi tek ta më shumë sesa sot. Vjosa Osmani ka arritur të sjellë frymën e re dhe elektoratin e nevojshëm për ardhjen në pushtet pa shkelur me këmbë sakrificën e qindra-mijëra shqiptarëve në Kosovë. Është e para kandidate femër për Kryeministre të vendit, e votuar masivisht në zgjedhjet e shkuara, e lënë jashtë çdo akuze për përfshirje në afera dhe mbi të gjitha ka sjellë ëndrrën e fitores tek një parti e pasivizuar për vite me rradhë nën thundrrën e Hashim Thaçit. LDK për herë të parë ofron alternative për qeverisje dhe jo emër për militantizmin politik, ofron ndryshim dhe frymë të re, dhe me Vjosën në krye të betejës sjell dhe bindjen për fitore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular