Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditërezultatet e një anketë të zhvilluar në fund të vitit 2017 në vendet e cilësuara si rajoni CESEE dhe zbuloi se, 8.3% e personave në moshë pune (25 deri 64 vjeç)synojnë të emigrojnë brenda një viti, por tendencat janëmë të theksuara në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.
Në shumicën e vendeve të rinjtë janë ata që duan tëemigrojnë mësë shumti dhe planet për emigracion nuk ndryshojnë nga nivelet e të ardhurave. Pjesa e të anketuarve që synojnë të migrojnë brenda vitit është më e lartë në Maqedoni (17.8%), Shqipëri (11.8%) dhe Serbi (10.4%) dhe më e ulëta në Republikën Çeke(1.9%) dhe Poloni (4.3%).
Emigracioni është më shumë i përhapur tek meshkujt e rinj. Papunësia është arsyeja kryesore që i shtuan drejt emigracionit. Përveç faktorëve individualë ekonomikë, po zgjerohen disa faktorë të tjerë që nuk lidhen me ekonominë personale.
Të jetosh në një rajon i depresionuar ekonomikisht ose në zhvillim , i karakterizuar nga një nivel i ulët iaktiviteti ekonomik, papunësi e lartë dhe të ardhurat e ulëta është gjithmonë një shtysëpër emigracion.
Gjithashtu mungesa e besimit tek institucionet e brendshme i ka shtyrë më shumë banorët e Ballkanit tëemigrojnë jashtë vendit.
Por teksa emigrimi në rajon pos shtyhet nga faktorë ekonomi, nëvitet e fundit emigrimi për arsye jo ekonomike po zgjerohet. Rezultatet tregojnë se, midis 2010 dhe 2015, synimet për të emigruar
u përhapen më shumë. Raporti zbuloi më tej se faktorët jo-monetarë luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht cilësia e jetës po merr rol.
Emigracioni për arsye të shkollimit të fëmijë për një jetë mëcilësore ne kuptimin e shërbimeve dhe cilësisësë mjedisit po i nxit gjithashtu tendencat e reja të emigracionit.
Studimi referon se përgjithësisht ata që planifikojnë të largohen e realizojnë këtë, ndonëse jo 100%.
Në të gjitha anketat e mëparshme në Europë edhe në vendet e zhvilluar përvoja ka treguar se të pothuajse të gjitha ata që kishin pohuar se do të emigronin e kishin realizuar këtë qëllim brenda dy e tre viteve, përveç atyre që kishin probleme shëndetësore.