Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Xhamllikut. Një person është qëlluar për vdekje në makinë dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Viktima është shtetasi me emrin Santiago Malko, ish punonjës policie.
Viktima është ende brenda makinës ku e eleminua, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.