Një dasëm të tillë vështirë të keni ndjekur prej shumë e shumë kohësh. Janë banorë nga fshati Zhejë i Kurbinit nga grupmosha të ndryshme që demosntrojnë më rroba të kësaj zone, të cilët kanë emocionuar tërë banorët e fshatit dhe jo vetëm. Qëllimi i tyre ishte paraqitja e dasmës se hershme, dhe kjo është arritur me shumë sukses. Të stolisur bukur me veshjet e zonës, ky grup i madh kanë arritur të interpretojmë më së miri një dasëm, dhe kjo është arritje e vetë komunitetit, ndërsa kishin përzgjedhur shkollën e fshatit si projekt komunitar, në zhvillimin e ” dasmës”. Një skenar i realizuar e shumë mjeshtëri, dhe realizimin perfekt të “dasmës” zhejane.
Fillimisht dhe sipas traditës këtu e 50 vite më parë dasmat niseshin disa ditë më parë, ndërsa si vegël muzikore ishte vetëm instrumenti i çiftelisë dhe këngët i përkushtoheshin luftëtarëve, si dhe këngë dasme të hershme. Thujase tërë fshati asistonin në ceremonitë e dasmave. Gjatë gjitha javës familja që martonte djalin do nisnin vallet dhe pjesmarrës ishte thuajse tërë fshati. Dita e dasmës ishte e diela ndërsa janë krushqit që nisen të marin nusen hipur në këfshë (zakonisht përdornin kuajt) por pa dhëndërrin. Siç dhe e kanë demonstruar në këtë aktivitet, krushqëve i servinin petulla me mjaltë, kjo i detikohej çiftit për të kaluar jetën e tyre ëmbël, ndaj dhe mjalti këtë fakt simbolizonte. Dasmat zhvilloheshin në ambjentet e jashtë të shtëpisë, ndërsa sofra ishte tavolina ku servinin ushqimin. Kurshqit qëndronin ulur mbi disa qilimë, osë në ndonjë stol që ende janë në disa familje të fshatit.
Nusja do dilte nga shtëpia e saj e shqoqëruar nga dy pjestar të familjës, ndërsa e shoqëronin femrat me të qara. Një gje tillë nuse ka reflektuar më së miri sipas traditës së hershme, duke sjellë emocione të shumta për banorët e shumtë që ndiqnin këtë ceremoni dasme si asokohe.
Teksa nusja vjeën në shtëpinë e dhëndërrit, (nusja është një studente mbesa e korografes Leze Rrika ) ajo do të qëndronte tërë kohës në këmbë, ndërsa dasmorët shtroheshin për ceremoninë e dasmës. Sofrat mbusheshin me mishin e dhenve, dhe gatimet tërësisht tradicionale të zonës, ndërsa pija e vetme ishte rakia, e fermentuar nga rrushi, kumbullat dhe thana.Më pas janë femrat që tregojnë peshqeshet për dhëndërrin i cili shfaqet vetëm në këtë moment përgjatë dasmës.
Ndërsa dhe sot janë disa nga familjet që ende ruajnë të tilla tradita, siç dhe tregojnë këto dy banorë të cilët ishin dhe drejtuesit e dasmës së improvizuar zhejane, e cila është shoqëruar me mjaft profesionalizëm. Një dasëm tradicionale shqiptare në Kurbin, ku janë pasqyruar traditat, mikpritja, dhe detajet e ceremonisë së dasmës, që me ndryshimin e rrethanave të kohës, janë zbehur mjaft, por që janë pjesë e pandarë e kulturës së pasur kurbinase. Sipas organizatorëve të këtij manifestimi kulturor, tema e trajtuar për traditën e organizimit të dasmave shqiptare, dhe konkretisht të zonës së malësorëve të Zhejës, kishte si qëllim ruajtjen e vlerave historike si dhe atdhetare. Motivi ka si qëllim t’u rikujtojë gjeneratave të reja, traditat shekullore yë shqiptarëve, qe qëllim ruajtjen dhe kultivimin krahas zhvillimeve të reja sociale në vendin tonë.
E gjithë organizimi është realizuar nga korografja Leze Rrika, e cila mundësoj këtë aktivitet me mjaft vlera për fshatin dhe Kurbinin.
Sipas korografes Leze Rrika, nga kjo dasëm janë shoqëruar dhe me fëmijët nga komuniteti Rom me veshjet e zonës, pasi dhe shkolla e fshatit është komunitare.
Këngët e kënduara në këtë event artistik, janë kryesisht patriotike të zonës dhe më konkretisht kënga e ” Albulenës” betejës historike të heroit tonë Kombëtar Skënderbeut.
Këngët e dasmave janë të hershme, ndaj dhe historia e veshjeve të zonës janë karakteristike. Reliket e nuses janë siguruar nga zonjat e moshuara që i ruajnë me fanatizëm, por që janë drejt zhdukjes. Gratë e fshatit kanë dhënë mjaft kontribut në organizmin e kësaj ceremonie dasme tradicionale kurbinase. Lule Piroli dhe Gjelina Rrika ishin gjetja e këngëve të hershme, të kënduara me kaq profesionalizëm.
Roli i nuses ishte një studente nga zona, e cila përformoj sipas traditës, pasi nusja del nga shtëpia, këpucët i mbërthen nja djalë i shtëpisë, duke i vendosur një kartmonedhë brënda saj, ndërsa kur mbërrin në shtëpinë e burrit i vendosin në preheër një djalë po të shtëpisë, por tani nga të dhëndërrit. Kjo sipas zakonit se nusja do të lindi djalë, dhe nusja ka përgatitur një palë çorape të qendisura si dhuratë.
Dhëndërri mbahet nën ruajtje, pranë tij duhet t’i qëndrojë një dalosh i ri i fortë, kjo nga fakti se asokohe i hidhnin rroba të vjetra, dhe rrezikohej nga syri i keq. Dasma në fshat fillonte plot një javë me simfoninë e çiftelive si vegël muzikore e zonës, të ftuarit specialë të dasmës janë të afërmit e dhëndërrit në ditën e dasmës që ishte e diela. Gjatë javës këndonin dhe kërcenin i tërë fshati si në këtë ceremoni dasme e zhvillur nga banorët e cila është përformuar në më të mirën e mundshme nga të rinj, gra dhe burra nga Zheja e Kurbinit. Ahmet Zani