BallinaKronikeEkzekutimi në makinë i 26-vjeçarit në Tiranë/Ja çfarë thotë Policia

Ekzekutimi në makinë i 26-vjeçarit në Tiranë/Ja çfarë thotë Policia

spot_img
spot_img

Policia e Shtetit reagon përmes një njoftimi për shtyp lidhur me vrasjen e Santiago Malkos, 26-vjeç, ish punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, ngjarje e ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko”.

Malko është vrarë brenda në makinën e tij BMW X5 dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Burime bëjnë me dije se policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonën e Freskut.

Njoftimi i Policisë:

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular