BallinaKronikeIsh-polici 26-vjeçar u ekzekutua në makinë me 10 plumba, ishte mik me...

Ish-polici 26-vjeçar u ekzekutua në makinë me 10 plumba, ishte mik me…

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku në zonën e “Porcelanit”, është vrarë me armë zjarri një ish-efektiv policie. Santiago Malko, që dikur ka shërbyer në radhët e policisë së Shtetit dhe më pas i përjashtuar, është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar brenda në makinën e tij.

Gazetari i Report Tv, Elton Qyno njofton se policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit, por deri në këtë moment ka gjetur vetëm një makinë të djegur në periferi të Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se Santiago Malko rezulton të jetë mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Malko njihet në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal, dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2019  ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha.

Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko është vetëdorëzuar në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje. Në pamjet filmike që ka transmetuar Report Tv për këtë ngjarje Malko shfaqet me një kapele, teksa hyn në lokalin ku ndodhi përplasja. Ndërkohë ngjarja tjetër ku ai është përfshirë në këtë veprimtari kriminale ka ndodhur në prill të 2016 për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.

“Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve“, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular