BallinaProfilSekreti i jetëgjatësisë së 105-vjeçares Gjela Doda nga Mirdita

Sekreti i jetëgjatësisë së 105-vjeçares Gjela Doda nga Mirdita

spot_img
spot_img

Udhëtimi prej disa kilometra, rrugë të vështirë nga qyteza e Rrëshenit në fshatin Valcë.  Fshati me mrekulli natyrore dhe me reliev malor, por dora e banorëve ka sjellë ndryshime, ndërsa qëllimi ynë është të bashkëbisedonim më 105 vjeçaren Gjela Doda, por në shtëpinë e Prengës kryefamiljarit në Valcë gjetëm mikpritje. Bashkëbisedimi nis me 105 vjeçaren Gjela Doda, e moshuara e veshur sipas traditës së zonës, më pastërtinë e saj që përkudesen të gjithë për të. Madje mbesa e saj shprehet se gjyshen e duam të gjithë, është e mrekullueshme, shumë e dashur, ndaj e duam dhe urojmë jetëgjatësi.
Në familjen e nëna Gjelës ndodhen thuajse e tërë familja dhe 105 vjeçarja do të na ofrojë mikpritjen, ndonëse ka vështirësi në të shprehur. Kjo mikpritje shoqërohet nga tërë familjarët, duke na servirur sipas traditës, petullat me mjaltë, byrekun e zonës, lakrorin, reçelrat etj, prodhime tërësisht BIO. Zanafilla e bashkëbisedimit nis tek nënë Gjela e cila na shoqëron me trokitjen e gotave të rakisë dhe verës së vreshtarisë së familjes.
Prenga na rrëfen për sekretin e jetëgjatësisë së nënës së tij. Gjela asnjëherë ne jetën e saj nuk ka përdorur medikamente dhe asnjë inxheksion nuk ka bërë në trupin e saj, edhe tani ajo gëzon shendet të mirë, shikon mirë me sytë dhe dëgjon po aq mirë nga veshët, sikgurisht dhe ushqehet sikur të ishte 60 vjeçare.
Nusja e shtëpisë tregon se kjo zonë, ka njerëz punëtorë, ndonëse e punësuar në administratë, në qytetin e Rrëshenit fundjavën preferojnë ta kalojnë pranë familjes në Valcë. Punojmë që të gjithë, dikush merret me prodhimet e vreshtarisë dhe pemtarisë, dhe bujqësinë, madje një invetim po kryejnë në ndërtimin e bujtinës. Shtëpia karakteristike 300 vjeçare do të shëndërrohet së shpejti në bujtinë në shërbim të turistëve, si kërkesë e tyre nga klima dhe resurset e zonës si dhe natyrën e mrekullueshme. Produktet e fshatit janë tërësisht të shëndetshme,të shijshme, me gjithçfarë atë që ofrohen për turistët.
Prengë Doda 64 vjeçari kryefamiljari na rrëfen për vreshtarinë, me prodhimet e sivjetme mjaft të kënaqshme. Kam kryer shumë investime, në vreshtari, pemtari, madje kam arritur të investoj për rezervatin e peshkut, kjo më motivon të ofrojmë turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë këtë zonë me atraksion turistik. Prenga ka ambicjen për të shtuar sipërfaqen me vreshtari, arti i tij në bujqësi, tregues në zhvillimin e tërë zonës turistike ku dhe ai banon.
Fshati turistik në Valcë po shëndërrohet çdo ditë nga dora e njërzve punëtorë dhe arkitektë të zonës, fshat ku mbizotëron harmonia, me njerëz punëtorë si vetë Prenga, por dhe nëna e tij 105 vjeçare Gjela. me programe studimi për të ardhmen si dhe fshatin që padyshim konsiderohet ndër zonat me më përparësi në zhvillimin e turizmit.
Bukuritë e rralla natyrore, dhe njerëz puntorë në Valcë të njësisë Administrativë Malaj,   Gjela Doda, nëna 105 vjeçare bëjnë mundësi të reja për nxitjen e turizmit, ndërsa e moshuara nëna Gjela vite më pas mund të konsiderohet më e moshuara, për t’u renditur në Gynes. Ahmet Zani

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular