Janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë, ku mbeti i vrarë ish-polici Santiago Malko. Burime nga policia thonë se për ekzekutimin e Malkos, janë përdorur dy automjete, të llojit Mercedes Benz, një prej tyre është gjetur e djegur në fshatin Ferraj të Tiranës, pranë zonës së Shish Tufinës.
Po burime nga policia bëjnë me dije se në kërkim si një nga autorët e vrasjes është shtetasi me inicialet D. A, por pa konfirmuar identitetin e plotë.
FOTO NGA VENDNGJARJA: