Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë ku për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë.
Në aksident janë përfshirë një autoambulancë e Peshkopisë dhe dy autovetura, një mjet tip ‘Volksvagen’ me targë AA748IU dhe një mjet tjetër me targë AA200AP.
Shkaktar i aksidentit sipas informacioneve të para është ndërprerja në mënyrë të gabuar e rrugës nga ana e ‘Volkswageni’ dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca. Dy prej te plagosurve janë Hysni Lifa dhe Ideal Kaloshi.