BallinaKronikeKërkohej nga SHBA për ekstradim, vetëvritet i burgosuri

Kërkohej nga SHBA për ekstradim, vetëvritet i burgosuri

spot_img
spot_img

Një person është gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi. Ai ka thënë për ‘lajmi.net’ se personi në fjalë dyshohet se është vetëvarur. Për të njëjtin, kishte pasur kërkesë për ekstradim nga SHBA-të.

“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka thënë ai. Mësohet se Policia e Kosovës po e cilëson këtë rast si vdekje të dyshimtë, teksa rasti është raportuar sot pas orës 07:00 të mëngjesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular