Ata janë kthyer në stadium, të shumtë në numër, të zhurmshëm dhe unik me
koreogratë e tyre. Megjithatë, uk kanë ndërmend të bëjnë paqe me presidentin e
klubit të zemrës. “Tirona Fanatics” dhe Rek Halili vijojnë antagonizmin e skajshëm,
qysh ditën kur i dyti lejoi që Partizani të luante si pritës në “Selman Stermasi”. Të
parët e konsiderojnë “pushim” këtë fakt nga armiqtë e përbetuar, ndaj nuk lënë rast
pa e nxjerrë inatin ndaj kreut të 24 herë kampionëve të vendit.
Kështu kanë bërë edhe mbrëmë, gjatë ndeshjes së javës së dytë të Superiores,
Tirana-Teuta 0-0, kur kanë shpalosur një baner të madh, në të cilin shkruhej: Simboli
i kryeqytetit, kurrë muzeu i En*erit. Ditën e sotme, përmes faqes së tij në Facebook,
tifo-grupi i njohur bardheblu ka shpjeguar domethënien e asaj parulle, duke
sulmuar ashpër presidentin Halili dhe këshilltarët e tij:
TTiirraannaa
“Që prej vitit të zi 2014, kur Rek Halili dhe shpura e tij morën drejtimin e Sport
Klubit, fatkeqësisht Tirona është zhytur në një amatorizëm të thellë, “serioz”,
qesharak dhe të paparë ndonjëherë më parë në 100 vite histori elitare… Amatorizëm
në kujtë e idiotësisë dhe budallallëkut nga ish-presidenti dhe pseudokëshilltarët e
tij, idiotësi këto nga më të ndryshmet e nga më të turpshmet, gjithashtu… E fundit
ishte kjo: Shënimi “The Symbol of the Capital” te fanella e re zyrtare e këtij sezoni,
duke iu referuar edhe me foto “Muzeut Kombëtar” (objekt ky që është e kundërta e
simboleve të kryeqytetit (antisimbol)…
Ndoshta nga ligësia, ndoshta nga injoranca, ky veprim ishte i paimagjinueshëm jo
vetëm nga ne, por nga të gjithë ata që mund të kenë njohuritë minimale të
historisë së Tironës dhe klubit të vetëm të saj. Duke qenë se shpura e presidentit jo
vetëm nuk di, por as nuk do, ne e ndiejmë për detyrë t’jua shprehenim me mesazh
ndeshjen e kaluar. Shpurë e ish-presidentit, pseudomenaxherë e psuedokëshilltarë
të tij, herën tjetër, kur të merrni një hap të tillë, nëse nuk ia arrini të mësoni atë çka
kujtoni se përfaqësoni, të paktën pyesni dikë. Kjo paaftësia juaj duhet ta ketë një
kufi. Telesport
“Simboli i kryeqytetit, kurrë muzeu i En*erit”, tifozët e Tiranës sulmojnë ashpër (ish)presidentin
RELATED ARTICLES