BallinaAktualitetYlli Rakipi: Po shkojmë drejt një regjimi të plotë. Rama mund ta...

Ylli Rakipi: Po shkojmë drejt një regjimi të plotë. Rama mund ta mbyllë emisionin tim vetëm kur të vdesë unë

spot_img
spot_img

Gazetari Ylli Rakipi thyen heshtjen dhe flet për mbylljen e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24.

Sipas tij, ka një tentativë nga propaganda e Edi Ramës, për ta spostuar debatin tek pronarët dhe çështjet e programacionit, ndërsa shtoi se, kontrata e tij me televizionin në fjalë është ndërprerë në mes, si pasojë e presioneve të vazhdueshme të qeverisë.

“Një kategori njerëzish por edhe ndonjë koleg i ynë, kërkon ta çojë këtë problem tek programacioni, tek ideja që gjëra të tilla ndodhin në mënyrë të rëndomtë, përpiqen ta çojnë këtë gjë tek pronarët. Ka ndodhur një gjë shumë e thjeshtë.  Nëse shohim, Shqipëria po shkon drejt një regjimi të plote. Kryeministri ka staturën e një autokrati, një diktatori. Kontrata ime është ndërprerë në mes, mbaronte në vitin 2020. Ishte një kontratë dy vjeçare. Edhe kjo gjë u manipuluar për tu përdorur, si një element i rëndësishëm, për të thënë ka mbaruar kontrata.

Unë në emisionin tim përgjatë ekzekutimit të tij, kam patur problematika të mëdha me qeverinë dhe kryeministrin Rama. Kam edhe materiale filmike, ku Rama vjen në tryezë dhe bën presion, ofendon një prej gazetarëve. E rëndësishme është se Edi Rama është fokusuar në emisionin tim, kur unë kam publikuar afera të lidhura drejtpërdrejtë me qeverinë.

Presioni ndaj pronarit, mund të mos jetë I drejtpërdrejtë, edhe pse këto nuk mungojnë, jo vetëm me pronarin aktual, por edhe në vende të tjera kur kam qenë, i kam parë me sytë e mi komentet, mesazhet.

Është instaluar një regjim dhe tani është radha që pasi mori pushtetet, të marrë edhe ajrin. Kështu ndodh në të gjithë diktaturat.

Ideja për ta çuar tek pronarët, është vepër e propagandës së Ramës, sikur ky është një problem pronarësh. Në Shqipëri, media është marrë përgjithësisht nga qeveria. Paralel me ekzekutimin për emisionin tim dhe të Krastës, është vënë në pozitë të vështirë në një darkë, edhe kolegu Fevziu. I është kërkuar që opozitën të mos e shfaqet.

Ne kemi filluar të pajtohemi me këtë mënyrë. Jetojmë në një komunitet që sheh punët e veta”, është shprehur Rakipi gjatë një interviste në Ora News.

I pyetur nëse emisioni “Të Paekspozuarit” do të mbyllet përfundimisht, Rakipi u shpreh se kryeministri pavarësisht përpjekjeve,  nuk do ta arrijë të mbyllë përfundimisht këtë emision.

“Duhet të presë akoma Edi Rama, që unë të mos jem në këtë botë, që të mbyllë emisionin “Të Paekspozuarit”. Vite më parë, Edi Rama dhe familja e tij nuk kanë patur nevojë për kanaçe për të parë televizion sepse jetonin në Bllok. Njerëzit në kohën e Hoxhës shihnin me kanaçe. Kur bëhej në atë kohë, nuk ka se si të mos bëhet tani. Krahasohet shpesh koha e Berishës, që ai ka qenë njeriu më represiv ndaj medias. Berisha nuk ka qenë një mik i medias, është përplasur me median në mënyrën më të keqe të mundshme. Por, Sali Berisha nuk e bleu median. Top Channel ishte një armik për Sali Berishën, por nuk pagoi para për ta nënshtruar. Ideja dhe përpjekja, blerja masive e mediave, është ngjarja më e shëmtuar që mund ti ndodhë një vendi. Armiq të medias  kemi parë plotë, por blerës të mediave është e vështirë të gjesh.

Diktaturat në Evropë, kanë zgjatur në kohën e komunizmit. Ajo ishte një sëmundje që mori shumë kohë. Diktaturat e këtij lloji nuk zgjasin shumë, megjithatë sado të zgjasë, njerëzit do t’i vuajnë”, është shprehur Ylli Rakipi.

Siç njoftoi pak ditë më parë Syri.net, ka qenë pikërisht presioni i kryeministrit Edi Rama ndaj pronarit të News 24, Irfan Hysenbelliu, ai i cili ka detyruar këtë të fundit të detyrohet ti mbyllë emisionin gazetarit të njohur.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ndërhyn për të pushuar nga puna Ylli Rakipin.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në Top-Channel, ku përmes zëdhënësit të tij Ben Blushi, kreu i qeverisë detyroi Rakipin të kalonte te News 24.

Rakipi do të zëvendësohet nga Sokol Balla, i cili do të drejtojë një emision politik që do të transmetohet 4 herë në javë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular