Christian Piccini është drama e vetes së tij, por mund të rezultojë një mundësi e
artë për Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i Valencia ka dëmtuar rëndë gjurin, prandaj klubi spanjoll është detyruar
të bëjë një lëvizje të shpejtë në ditët e fundit të merkatos.
Nga Italia raportojnë se Valencia është vendosur në kontakt me agjentin e
mbrojtësit shqiptar, i cili e konrmoi këtë interesim në mikrofonat e Sky Sport: “Ka
një bisedim në zhvillim e sipër, ne jemi në kontakt me Valencian që nga ky
mëngjes. Nesër zhvillime të reja”.
Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje, por që mund të bëhet me detyrim
blerje nëse arrihen disa objektiva të caktuara.
Ende nuk është e qarta pasqyra e shifrave që po diskutohet për këtë transferim.