Familja e ish trajnerit të Barcelonës dhe të Spanjës, Luis Enrique po kalon një moment mjaft të vështirë. Vajza 9 vjeçare e teknikut spanjoll u nda nga jeta pasi e humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Kishte disa muaj që Luis Enrique i qëndronte afër të bijës ndërsa po mjekohej nga një tumor, por ajo nuk ia ka dalë. Madje ai dha dorëheqjen edhe nga kombëtarja me arsyen “probleme familjare”
Vetë Luis Enrique e dha lajmin e humbjes së të bijës.
“Vajza jonë ka ndërruar jetë këtë pasdite, në moshën 9-vjeçare, pas 5 muajsh luftë intensie kundër osteosarkomës. Duam të falënderojmë të gjithë mesazhet që kemi marë këto muaj dhe i vlerësojmë. Duam të falënderojmë stafin e spitalit “San Joan de Deu and Sant Pau”, për përkushtimin e tyre. Do të na mungosh shumë, por ne do të kujtojmë çdo ditë të jetës sonë dhe shpresojmë që në të ardhmen të takohemi sërish. Do jesh ylli që drejton familjen tonë. Pusho e qetë Xanita” – shkruhej në njoftim.
Yje të futbollit, si Leo Messi apo Luis Suarez i shprehën ngushëllimet e tyre trajnerit dhe familjes në këtë moment të vështirë.