Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pro negociatave me Partinë Socialiste, po kundër negociatave të drejtëpërdrejta midis Bashës dhe Ramës. Qëndrimin e tij Mediu e shprehu në një intervistë për News 24. Ndërkohë që Mediu vazhdon ti mbetet mendimin kundër djegies së mandateve dhe vazhdimit të luftës politike në Parlament. Tjetër mendim ka kreu i Agrare Ambientalistes, Agron Duka që shprehet se i qëndron linjës së Bashës, kur thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër.
Ndërsa Duka e cilësoi si të detyrueshëm hapin e djegies së mandateve nga opozita.
Mediu dhe Duka ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me aksionin e opozitës këtë sezon të ri politik.
Sipas tyre protestat popullore do të shoqërohen edhe me takime me popullin për t’iu ofruar atyre alternativën qeverisëse të opozitës.
Dy aleatët e Bashës, mbështesin qëndrimin e Presidenit Meta dhe tentativat e tij për të gjetur një zgjidhje të krizës.
Në ditet në vazhdim opozita e bashkuar pritet të mbajë një takim, ku do të diskutohen edhe hapat konkrete të cilat do të ndiqen, për të arritur atë cfarë opozita ka synim, zgjëdhje të lira e të ndërshme të cilat sipas saj, duhet të realizohen nga një qeveri tranzitore, pa Ramën kryeministër.