BallinaAktualitetFOTOT/Erjon Veliaj, leje ndërtimi luksi për oligarkët e Ramës për të ndërtuar...

FOTOT/Erjon Veliaj, leje ndërtimi luksi për oligarkët e Ramës për të ndërtuar pallat mbi pallat në zemër të kryeqytetit

spot_img
spot_img

Erjon Veliaj, leje ndërtimi luksi për oligarkët e Ramës për të ndërtuar pallat mbi pallat në zemër të kryeqytetit.

Në 4 vjet Veliaj e Rama i mashtruan shqiptarët dhe në vend të lulishteve, parqeve, apo edhe pronave legjitime të kryeqytetasve, ngritën kulla betoni.

Bashkia e Erjon Veliajt dhe qeveria e Edi Ramës janë vënë në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista duke dhënë leje ndërtimi për luks

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Erjon Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës 4 vjet me parë duke u premtuar se asnjë leje ndërtimi nuk do të jepej nën drejtimin e bashkisë së kryeqytetit prej tij.
Duke ndjekur filozofinë e kreut të organizatës kriminale të Rilindjes, shefit të tij politik, Edi Rama, Veliaj jo vetëm që nuk e ndaloi dhënien e lejeve, por në 4 vite të drejtimit të tij, e vetmja gjë që lulëzoi ishin betoni dhe kullat.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%. Po sipas raportit zyrtar të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Trendi rritës vijoi edhe në tremujorin e dytë, ku u thye rekordi i lejeve të ndërtimit për bashkinë e kryeqytetit me 111 leje të reja.
Në 4 vjet Erjon Veliaj dhe Edi Rama i mashtruan shqiptarët dhe në vend të lulishteve, parqeve, apo edhe pronave legjitime të kryeqytetasve, ngritën kulla betoni me financime miliarda euroshe, duke krijuar një situatë katastrofike ndërtimesh në Tiranë.
Filozofia e kullave u kthye në filozofi të qeverisjes së Tiranës, duke i vendosur lejet e ndërtimit në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista, të cilat pastrohen në themelet e betonit, siç është edhe rasti i kullave në pronën publike të Teatrit Kombëtar.
Por Erjon Veliaj dhe Edi Rama nuk po ndalen me kaq!
Prej disa ditësh në Tiranë ka lulëzuar një formë e re betonizimi me para të pista droge dhe korrupsioni.
Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar dhjetëra raste ndërtimesh luksi, ku përfitues rezulton të jenë njerëz të pushtetit ose oligarkë të lidhur dhe përfitues me pushtetin e Rilindjes.
Kjo është pamja në një nga ndërtesat më të larta të Tiranës, Sky Tower, pronë e ish-deputetit socialist Vladimir Kosta.
Mbi këtë ndërtesë në zemër të kryeqytetit po hedh shtat një ose më shumë kate.
Ndërkohë që një qytetar i thjeshtë i Tiranës nuk ngul një gozhdë në shtëpinë e tij se përfundon në burg, oligarku i Ramës ndërton pa iu prishur fare terezia në zemër të kryeqytetit.
Nëse Erion Veliaj i ka dhënë lejen, atëherë duhet të bëjë transparencë se si një ish-deputet i Rilindjes ndërton një ndërtesë mbi ndërtesë!?
Por marrëzia me ndërtimet e luksit të pushtetarëve të Rilindjes nuk ka të ndalur.
Në këtë foto është një tjetër objekt banimi në kryeqytet ku po hedh shtat një tjetër pallat mbi pallat.
Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Robert Bitri që po ndërton një kat shtesë në këtë objekt banimi që jo vetëm shton betonin në Tiranë, por rrezikon jetën e qindra banorëve që jetojnë në këtë objekt.
Veliaj edhe në këtë rast hesht dhe ndërsa dërgon në qeli baballarë që rregullojnë çatitë e banesave të fëmijëve të tyre, mbyll sytë ose më keq i jep leje oligarkut të radhës, që të ndërtojë një kat luksi për veten e tij.
Bashkia e Erjon Veliajt dhe qeveria e Edi Ramës janë vënë në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista duke betonizuar Tiranën.
Erjon Veliaj dhe Edi Rama po grabisin çdo hapësirë të kryeqytetit duke e kthyer atë në kulla miliarda euroshe për oligarkët dhe anëtarët e organizatës kriminale të Rilindjes.
Partia Demokratike ka një plan të qartë për t’i dhënë fund këtij masakrimi të pronës publike dhe një program të plotë për të kthyer Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe në shinat e ligjshmërisë.
Për ta bërë këtë duhet të heqim nga themelet betonin e të keqes që është ulur sot në qeveri, Edi Ramën dhe bandën e tij të “Rilindjes”.
Me zgjedhje të lira e të ndershme, PD dhe aleatët e saj do t’u ofrojnë shqiptarëve alternativën europiane dhe dhënien fund të modelit të qeverisjes me krimin dhe oligarkët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular