BallinaKryesoreKush është Matthew Palmer të cilit Mike Pompeo i besoi Ballkanin

Kush është Matthew Palmer të cilit Mike Pompeo i besoi Ballkanin

spot_img
spot_img

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Përveç shërbimit si Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit, zoti Palmer do të vazhdojë të jetë Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ka qenë Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore. Ndërkohë ka qenë tepër aktiv edhe me situatën politike në Shqipëri duke e vizituar vendin tonë disa herë…

CV e Matthew Palmer:

Ai ka mbaruar bachelorin në vitin 1988, ndërsa masterin në NWC e ka kryer në vitet ‘07-‘08.

Sipas informacioneve që ai ka postuar në profilin e vet në Linkedin veçojmë:

Midis ‘93-‘95 ka punuar si këshilltar ambasade në Beograd. Ka ofruar informacion për Uashingtonin në lidhje me çështjet politike dhe ekonomike të kohës. Është cilësuar nga drejtori i CIA si “mbledhës i jashtëzakonshëm i inteligjencës njerëzore”

Midis ‘95-’97 ka punuar për Madlenë Albright në OKB për rajonin e Mesdheut dhe të Azisë së Jugut.

Midis ’97-99 ka koordinuar aspektet e politikës së SHBA ndaj Serbisë dhe Malit të Zi dhe vëçanërisht në menaxhimin e krizës së Kosovës. Ka shërbyer si zëvendësshef i delegacionit amerikan në bisedimet e paqes për Kosovën në Rambouillet të Francës.

Midis ‘99-’02 ka qenë pjesë në atë që njihet si “the Kimberly Process.”

Gjatë presidencës Bush i Riu, punon mbi marrëdhëniet bilaterale me Qipron dhe më pas këshilltar i Presidentit për Egjeun dhe Kaukazin e Jugut.

Në mandatin e parë të presidentit Obama punon për rajonin e Azisë së Jugut ndërsa në mandatin e dytë kalon si këshilltar politik në ambasadë në Beograd.

Nga gushti i 2016 deri në janarin e 2018 rikthehet në Departamentin e Shtetit në zyrën për marrëdhëniet me Europën Qëndrore-Jugore.

Në janar 2018 emërohet si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. /Syri.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular