Disa persona të paidentifikuar qëlluan mbrëmë me breshëri në drejtim të një shtëpie në Korçë, ndërsa fatmirësisht nuk u raportua për persona të plagosur.
Shënjestra e atentatit ka qenë shtetasi Juxhin Kulla, një emër ky i njohur edhe më për policinë e shtetit pasi rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja, dhe eshte mundur të sigurohet dëshmia e Juxhin Kullës dhe atë që ai ka parë natën e kaluar. Ai mohon të këtë pasur konflikte me njeri, ndërsa pohon se autorët qëlluan me breshëri në drejtim të shtëpisë së tij dhe më pas janë larguar në drejtim të fshati Barç.
“Sapo dilja nga banesa në momentin që kam dëgjuar të shtënat. Dëgjova nja automjet që u largua me shpejtësi Në drejtim të fshatit Barc . Nuk pashë asgjë tjetër. Nuk kam probleme me askënd. Problemet e vetme që kam janë me policinë prej ditës që unë jam dhunuar prej tyre. Eshët qëlluar disa herë drejt katit të dytë të banesës. Nuk kam konflikt me asnjë person . Këtë e them me siguri”-tha ai.
Ndërkohë Policia e Korçës ende nuk ka te shoqëruar apo identifikuar asnjë person për këtë ngjarje, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rrethanave.