Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Fier. Një person i armatosur ka hyrë në Urgjencës e Spitalit duke lëshuar një breshëri plumbash dhe duke lënë 5 persona të plagosur rëndë.
Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet një sherr mes palëve, ngjarje e ndodhur në fshatin Levan.
Në spital kanë shkuar të plagosur dy shtetas me armë zjarri e dy me sende të forta, ndërsa i pesti u plagos gjatë sulmit në ambjentet e spitalit.
Agresori, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i ka ndjekur deri në spitalin e qytetit të lënduarit, ku edhe ka lëshuar breshërinë e plumbave.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.