Eljus Thartori nga Vlora, u qëllua dje me armë, por në spital ai ka deklaruar se i ka shpërthyer celulari në dorë. Sipas burimeve ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë.
I plagosuri ka pas ushtruar profesionin e mësuesit të edukimit fizik në një prej shkollave të qytetit të Vlorës
Policia ka shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen, ku sipas policisë Eljus Thartori, pas plagosjes ka pasur copa metali në trup.