Pamjet me dron në Amazonë tregojnë çfarë po ndodh me flakët që përhapen çdo ditë e më shumë. Pemë që digjen dhe tymi që “bashkohet” me qiellin, kjo është gjithçka shohim nga pyjet tropikale, raporton VOA.
Këto pamje i kanë hidhëruar të gjithë pasi po digjen pyjet e Amazonës, të cilat cilësohen se prodhojnë 30% të oksigjenit.
Shqetësimi ka arritur deri tek liderët botërorë, të cilët në samitin e G7 vendosën që të dhurojnë 22 milionë dollarë për të ndihmuar me luftën kundër zjarreve.
Por Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro nuk e pranoi ndihmën e vendeve të G7 dhe u zotua në një fjalim drejtuar kombit se do mobilizonte ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e flakëve.