Fejzë Demiri, shembulli më i mirë i suksesit dhe përkushtimit të pashoq
Në një kohë kur teknologjia po pushton çdo sekondë të të rinjëve tanë, tek Fejzë Demiri zë vend poezia dhe shkrimet në përgjithësi. Djaloshi 22 vjeçar, tanimë ka një bagazh krijues prej shtatë vitesh duke ofruar gjithnjë e më shumë vepra me cilësi dhe sasi të avancuara. Krijuesi Demiri, përveç poezisë e ka sprovuar veten edhe në gjini të tjera letrare, ku me shkrimet e tij të sukesshme po bën emër në vend dhe kudo në botë. Me shembullin e tij prej letrari të vyer, Fejzë Demiri na bën të kuptojmë se fallë vullnetit dhe përkushtimit të pashoq shumë gjëra në jetë mund të arrihen. Shkrimtari Demiri, tanimë ka të botuara shtatë vepra të gjinive të ndryshme letrare, është duke punuar intenzivisht në prurje dhe botime librash të tjerë…
SHËNIME PËR AUTORIN
Fejzë Demiri u lind më 15 janar 1997 në Stubëll të Gjakovës. Deri më tash botoi këto vepra: 1. Vargje përkushtuese I, poezi, Gjakovë, 2012 2. Vargje përkushtuese II, poezi, Gjakovë, 2014 3. Në detin e dashurisë e të thënies (fjalë të urta dhe mendime autoriale), botoi ATUNIS, Prishtinë, 2016 4. Kur shpirti ka etje, botoi FISHTA, Prishtinë, 2016 5. Qirinj për dritë, SHB “SAS”, Prishtinë, 2017. 6. Dhembje kohe, SHB “SAS”, Prishtinë, 2018 7. Vogëlushi im, SHB “SAS”, Prishtinë, 2019