Studentët e programit studimor të Informatikës të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore të Universitetit të Tetovës, Semi Nebiu, Besar Abdyraimi, Berat Nebiu, Ilir Hashimi dhe Zejdi Asani punësohen në korporatat Drivosity, që është ofruesi kryesor i ndjekjes së flotave GPS dhe zgjidhjeve të sigurisë për industrinë e ofrimit të ushqimit. Kjo korporatë tanimë ka bërë hapjen e zyrave të reja në Klermont të Floridës, Beograd të Serbisë dhe në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, për akomodimin e talentëve të rinj, zhvillimin e ekonomisë vendore dhe themelimin e qendrës së talentëve të teknologjisë së lartë, pjesë e së cilës janë edhe pesë studentë të Universitetit të Tetovës.
Zyrat e reja të korporatave Drivosity janë vendosur në mënyrë strategjike në komunitetin e Klermontit të Floridës, për të mbështetur jo vetëm strategjinë e rritjes së kompanisë, por edhe energjinë e komunitetit lokal me nxitjen e sipërmarrjes, mundesitë për punë dhe angazhimin e komunitetit. Objekti i tyre i prodhimit do të qëndrojë në Winter Park, FL, ku ata ndajnë hapësirën me partnerin HTH Inc. Ekipi drejtues, stafi mbështetës i klientëve dhe shërbimet profesionale janë të vendosura në selinë e re.
Vendimi për t’u zgjeruar është një hap logjik i korporatave Drivosity, pasi këto fusha janë të pasura me talentë të teknologjisë së lartë nga universitetet si Universiteti i Beogradit, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.
Drivosity shikon të mësuarit e makinerisë, inteligjencën artificiale dhe shkencën e të dhënave, si çelës për të përshpejtuar rritjen e mëtejshme dhe ka në plan të zhvillojë një program të inkubatorit të teknologjisë së biznesit në Beograd, specifik për këto zona. Programi do të përfshijë investime në programe bursash, si dhe krijimin e një zyre të Drivosity-it pranë kampusit universitar. Ky lokacion do të shërbejë si një qendër ekspertize për praktikantët për të mësuar, zhvilluar shtigje karriere dhe potencialisht të bashkohen me ekipin e Drivosity-it.