BallinaAktualitetNdryshime tek Ora News, Brisida Shehaj merr post, ndryshon dhe Drejtori i...

Ndryshime tek Ora News, Brisida Shehaj merr post, ndryshon dhe Drejtori i Informacionit

spot_img
spot_img

Ylli Ndroqi: Duke parë rezultatet, ecurinë dhe investimet që unë kam bërë, publikun shqiptar që tashmë e them me bindje të plotë i ka mbetur vetëm një ekran që quhet Ora. Merr një informacion të pancensuruar, është një televizion që nuk i është bërë çadër asnjë partie politike por i ka shërbyer vetëm qytetarëve dhe publikut shqiptar kudo që është ai në Shqipëri dhe jashtë saj.

Stafit do ti bashkohet dhe Brisida Shehaj. Në drejtimin e Programacionit ajo pritet të sjellë risi dhe do ti afrojë  të dyja televizionet edhe më pranë shqiptarëve dhe jo vetëm.

Brisida Shehaj: Ne mund të bëjmë gjëra shumë të mira duke u treguar realitetin shqiptarëve gjë që në televizionet e tjera sa vjen dhe po mungon edhe më shumë. Nuk jemi televizion opozitar, por televizion i të vërtetës, duhet të mbetemi të tillë.

Beti Njuma prej një viti të sukseshëm në drejtimin e Departamentit të Lajmeve tashmë do të ketë të tjera sfida.

Beti Njuma: Gjeta një staf që punon 24 orë, protestat e studentëve dhe të opozitës treguan se janë njerëz që dinë të punojnë nga mëngjesi deri në darkë.

Për Drejtorin e ri të Informacionit, Brahim Shima, çelësi i suksesit qëndron te stafi.

Brahim Shima: Punojnë me ambicie për të rritur akoma më shumë televizionin.

RTV Ora dhe Ora News ashtu si edhe më parë do ti qëndrojnë besnik të vërtetës dhe zërit të shqiptarëve.

/Ora News.tv/

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular