BallinaKryesoreParalajmërimi i Artan Fugës: Drejt një lufte të re klasash, mes të...

Paralajmërimi i Artan Fugës: Drejt një lufte të re klasash, mes të diturve dhe injorantëve

spot_img
spot_img

“Rritjen e shkallës të budallikut shqiptar në krahasim me vendet e tjera të Europës. Ndarjen dhe pabarazinë më të madhe midis të varfërve dhe të pasurve shqiptarë përsa i përket shkallës së mënçurisë, çka është fatale dhe kriminale. Lufta e klasave do të zëvendësohet nga lufta mes të diturve dhe injorantëve çka që tani po bën kërdinë!”.

Këto janë disa nga shqetësimet që ngre në fokus akademiku Artan Fuga. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Fuga shtron pyetjen se përse vendi po shkon drejt një lufte të re klasash, ajo mes të diturve dhe injorantëve. Ai madje rendit disa nga arsyet.

Statusi i Artan Fuges

Përse po shkojmë drejt një lufte të re klasash, ajo mes të diturve dhe injorantëve
—————————-
Katër parametra themelore të domosdoshme të shkollimit që vijnë nga teknologjia:
1. Edukimi i detyruar qysh në moshën tre vjeçare.
2. Mësimi shkrim e këndim dhe numurim deri në moshën pesëvjeçare
3. Fillimi i mësimit të teknologjive të informacionit qysh në moshën trevjeçare.
4. Fillimi i mësimit të një gjuhe të huaj qysh në moshën trevjeçare që mund të ishte anglishtja, frëngjishtja, italishtja, serbokroatishtja, greqishtja,kinesçja. Ose ndonjë gjuhë tjetër më pak e rëndësishme.
Por serbokroatishtja dhe greqishtja janë shumë të domosdoshme nëse shqiptarët duan të konkurrojnë në tregjet rajonale të punës. Përndryshe çfarë ju duhet eksimezçja!
Ku jemi?

Nëse nuk realizohen në mënyrë prioritare atëherë brenda njëzet vitesh të ardhëshme do të kemi dy pasoja:
Rritjen e shkallës të budallikut shqiptar në krahasim me vendet e tjera të Europës.
Ndarjen dhe pabarazinë më të madhe midis të varfërve dhe të pasurve shqiptarë përsa i përket shkallës së mënçurisë, çka është fatale dhe kriminale.
Lufta e klasave do të zëvendësohet nga lufta mes të diturve dhe injorantëve çka që tani po bën kërdinë!
Ky do të ishte fundi i fundit!
Prandaj o burra!
Përndryshe gëzuar 1 shtatorin dhe përcilli tutje!
Pas njëzet vjetësh o i zoti o gomari! Ne nuk dimë çfarë do të ndodhi pas një muaji, ti…
Problemi është se shtresat shoqërore që nxjerrin politikanët në Shqipëri nuk e kanë këtë problem!
Ata, pra ne, janë të huaj në vendin e tyre sepse nuk ndajnë të njejtin fat me shoqërinë e gjerë, nuk ndajnë të njejtin qytet, të njejtin spital, të njejtin universitet, të njejtin det, por në fund ndajnë të njejtën nëntokë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular