BallinaAktualitetProçesi i vlerësimit të dëmeve,korruptiv, PD e Korçës kërkon të ndiqen penalisht...

Proçesi i vlerësimit të dëmeve,korruptiv, PD e Korçës kërkon të ndiqen penalisht zyrtarët abuzues

spot_img
spot_img

Proçesi i vlerësimit të dëmeve,korruptiv, PD e Korçës kërkon të ndiqen penalisht zyrtarët abuzues.

DEKLARATE  E  DEGES LOKALE TE PD TE KORÇES, LEDIANA ALIOLLI

Bashkë me vjeshtën në Floq, një prej zonave më të prekura nga vala e tërmeteve të qershorit,erdhi edhe i pari i qeverisë,për të poshtëruar dhe tallur  banorët,që fatkeqësia natyrore ju shkatërroi gjithçka.

Pasi shëtiti ,me kuriozitetin e turistit rrugëve të fshatit të varfër,ku Rilindja e tij Urbane nuk ka mbërritur ende,pasi çeta e Komitetit Ekzekutiv dhe mbetjet e Sigurimit të Shtetit, larguan hallexhinjtë,mos i prisnin rrugën dhe në censurë të plotë mediatike,kryeministri,kryegënjeshtari dhe kryegaztori Edi Rama,premtoi se të gjitha shtëpitë e rrënuara nga tërmeti,do të ndërtohen para dimrit.

Para dimrit?

Po vjeshtën me rreshje shiu dhe bore,ku do ta kalojnë mbi 1 mijë burra,gra,pleq,fëmijë,të sëmurë dhe invalidë?

Mbi gërmadhat që la pas tërmeti?

Në kasollet e bagëtive,ku kaluan gjithë verën,apo në klasat e shkollës së fshatit,ku për pak ditë do të vijnë nxënësit?

Nëse prej qershorit dhe deri sot,është ndërtuar vetëm një shtëpi dhe janë në proçes edhe katër të tjera,kush të beson ty dhe plaçkëbërësit e tu në bashki,se do të ndërtosh edhe mbi 200 shtëpi të tjera,në një afat kaq të shkurtër dhe për më tepër,kur dimri i ashpër është në prag?

Si do t’i ndërtosh,kur komisionet e vlerësimit të dëmeve të bashkisë së Korçës,janë jashtë çdo afati ligjor për të mbyllur proçesin,mbi të cilin ka gjurmë skandali,abuzimi dhe korrupsioni?

Dega lokale e PD të Korçës,i kërkon Prokurorisë,të nisë menjëherë hetimin kryesisht,për shpërdorim detyre,për anëtarët e  komisionit të  vlerësimit të dëmeve të  bashkisë dhe personave përgjegjës në insitucionin e Prefektit.

Ky grup zyrtarësh,duhet të përgjigjet penalisht,pasi kanë përjashtuar nga proçesi,për arsye politike dhe klienteliste dhjetra familje,duke favorizuar,sipas denoncimit publik të banorëve,kundrejt rryshfetit,ata që kanë shtëpi të dytë,apo nuk janë në nevojë emergjente për strehim!

Se si i ka gjetur mbi 2 miliard lek,Belinda e rrugëve të florinjta dhe Haki Çako,roja e plantacioneve të drogës, dhe cila është proçedura e ndjekur ndaj kompanive të përfshira,ky është një tjetër aspekt,ku mungesa e transparencës ,krijon bindjen për abuzim dhe përfitim të paligjshëm,të atyre,që duan të mbushin xhepat edhe në ekstremin e fatkeqësisë.

Dega lokale e PD të Korçës,e shqetësuar për dramën,që ka mbërthyer familjet e pastreha në Floq,denoncon me forcë çdo zvarritje burokratike apo më keq akoma ,korruptive të proçesit të rindërtimit të shtëpive,të cilat do ishin shmangur sigurisht,nëse qeveria,do të kishte shpallur gjendjen e emergjencës,ashtu si ne kërkuam ,qysh në krye të herës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular