BallinaKronikeShkon të ankohet për gruan, por i zbulohet videoja horror me thikë...

Shkon të ankohet për gruan, por i zbulohet videoja horror me thikë në dorë: S’të lë të gjallë

spot_img
spot_img

Të shumta janë historitë që rikthehen në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ashtu siç janë të shumta edhe ato të cilat kanë lënë gjurmë të forta në memorien e publikut.
Historia e Ermirës është padyshim njëra prej tyre. Me zërin që i dridhej 27-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve kërkonte ndihmë në qershor të këtij viti. Ermira, disa vite më parë u martua me mblesëri me njeriun që i gjeti i ati. Fillimisht martesa shkonte mirë, më pas ajo thotë se bashkëshorti luante lojëra fati dhe i shpenzonte të gjitha lekët duke u treguar i papërgjegjshëm për situatën në familje.

Zemra E Hapur

Në janar të këtij viti teksa ndodheshin në shtëpinë e prindërve të saj pas disa telefonatave ai e ka akuzuar për raporte të tjera, kjo e ka acaruar aq shumë Ermirën sa vendosi t’i jepte një herë e mirë fund kësaj martese në të cilën edhe është dhunuar.

Ndërkohë në emisionin e kaluar përmes telefonit ish-vjehrra e akuzoi se ishte e përdale dhe tradhtia e saj kishte sjellë divorcin.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë stafi i emisionit i dërgoi një mesazh ish-bashkëshortit Shpëtim Omeri, i cili reagoi dhe sot erdhi për t’u përballur me Ermirën në studio për të gjitha akuzat e ngritura. Ai pretendon se ajo shfrytëzon fëmijët, i lë ata vetëm dhe fle në hotele me persona të ndryshëm, vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ai përveçse nuk do t’i jap asgjë do të bëjë gjithçka që të marrë kujdestarinë e djalit dhe vajzës të cilën aktualisht gjykata ia ka besuar asaj.

Kërcënime me jetë, përplasje të cilat mund të kenë pasoja shumë të rënda për dy ish-bashkëshortët dhe fëmijët e mitur. 27-vjeçarja thotë se ka një urdhër mbrojtje ndërsa Shpëtimi kërkon me insistim të jetë përballë saj.

Akuzat vijuan dhe gjatë emisionit të sotëm. Ndërsa Shpëtimi vijoi ta akuzonte për tradhti, Ermira tha se është kërcënuar nga ai se do ta vriste. Në emision u publikua edhe një video e rëndë, që Shpëtimi ia kishte dërguar vajzës dhe ish-gruas Ermirës, ku me një thikë në dorë ai e kërcënonte.

“Nuk ta fal këtë gjë moj Ermirë, oh çfarë më ke bërë. O për kokë të atyre fëmijëve çfarë më ke bërë ti mua, nuk ka fal. Deri tani ta fala, pata durim për ata fëmijë për të mos ndenjur jetimë. Por nga ky moment Shpëtimi ka marrë një vendim, (nxjerr thikën), ti dhe unë vetëm kjo na pret. Nuk të lë të gjallë. Më vdektë Genta, më vdektë Eli. Nuk shpëton ti pa ngrënë këtë dhe unë prapa teje, kaq po të them. O më jep fëmijët, o ec bashkë me fëmijët dhe kjo është rruga e fundit për ty dhe mua për të mos u telendis ata fëmijë. Unë nuk t’i lë fëmijët, o do vdesim ne të dy dhe do ngelin fëmijët rrugëve, ose ndryshe nuk ka jetë as për ty e as për mua, kaq po të them. Këtë që më ke bërë ti mua, vetëm kjo, kjo, kjo do më presë. Ky është mesazhi i fundit nga unë. Mendoje çfarë do bësh”, shprehej në video Shpëtimi.

Duke u përpjekur të justifikohej, ai tha se Ermira e kishte kërcënuar me anë të personave të tjerë ndaj i ka dërguar atë video. Pas ndërmjetësimit të avokates dhe psikologut, Shpëtimi tha se nuk do të ndodhin më kërcënime të tilla, por kërkoi të shihte fëmijët. Nga ana tjetër edhe Ermira premtoi që do t’i mundësonte takimet me fëmijët por me kushtin që ai të sillej mirë.

RRËFIMI I ERMIRËS MË 17 QERSHOR 2019

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular