BallinaAktualitet"Courrier des Balkans": "Një pllake përkujtimore për lavdinë e Erdoganit që nuk...

“Courrier des Balkans”: “Një pllake përkujtimore për lavdinë e Erdoganit që nuk i rri mirë Tiranës”

spot_img
spot_img

Courrier des Balkans, në një artikull të dt.3 shtator me titull “SHQIPERI: Një pllake përkujtimore për lavdinë e ERDOĞANit që nuk i rri mire Tiranes” raporton për reagimet në vend duke theksuar shkeljen e ligjeve nga bashkia Tiranë, reagimet negative nga publiku si dhe cënimin e normave të BE nga disa nisma ekonomike turko-shqiptare. Courrier des Balkans është një revistë franceze e specializuar që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar per Europën Juglindore

***

SHQIPERI: Një pllake përkujtimore për lavdinë e ERDOĞANit që nuk i rri mire Tiranes

Nga korrespondenti në Tiranë

Ky është një memorial i diskutueshëm: që nga korriku i kaluar, një pllakë në Parkun e Tiranës mban emrat e 251 viktimave të grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi. Një iniciativë e kritikuar nga shumë banorë të kryeqytetit shqiptar, të cilët denoncojnë ndërhyrjen në politikën e brendshme turke dhe lidhjet e ngushta midis kryeministrit Edi Rama dhe “Sulltanit”, Rexhep Tajip Erdogan.

Që nga korriku i kaluar, një pllakë përkujtimore e vendisur në afërsi të liqenit artificial të parkut të madh të Tiranës, per nder te qytetarëve turq të vrarë në mbrojtje të regjimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ka ngjallur polemikë ne Tirane.

Në një pllakë betoni, janë gdhendur emrat e 251 personave që u vrane ndërsa po përpiqeshin të mposhtin përpjekjen për grusht shteti, më 15 korrik 2016. Rruga që të çon në memorial u riemërua nga bashkia e Tiranes “Rruga e Deshmoreve te 15 korrikut”, si dhe parku ku është ngritur memoriali i vogël me ndihmën financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila mban emrin e “Parkut të Demokracisë së 15 korrikut”.

Një nismë e pakuptueshme për disa banorë të Tiranës, te vendosur t’a heqin sa më shpejt këtë memorial. Sipas tyre, bashkia ndërhyn me këtë monument në një çështje të politikës së brendshme turke. “Ky memorial nuk na përket neve!” Thone disa kalimtare qe po shetisnin në park.
Më 13 gusht, u bë një kërkesë për të hequr memorialin dhe për të hequr emertimet e reja nga rruga dhe parku. Në një peticion në internet, grushti i shteti i dështuar në Turqi përshkruhet si “një ngjarje që nuk ka asnjë rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët e Tiranës”.

Më 30 gusht rreth orës 6 të mëngjesit, një person ende i paidentifikuar, por i kërkuar në mënyrë aktive nga policia, dëmtoi monumentin. Dhe kjo nuk është hera e parë që bëhen përpjekje për të sulmuar pllakën e diskutueshme, të cilën policia po e monitoron 24 orë në ditë. ”perse duhet një memorial ne vendin tone i një grushti shteti i mbetur ne tentative në Turqi? Ne nuk kemi asnjë lidhje me flamujt turq që valeviten në rrugët tona! Zoti na ruaj nga një çmenduri e tillë. Vetëm qeveria jonë ishte në gjendje te beje nje gje te tille!” Shprehet e indinjuar Fatma, një grua në të pesëdhjetat.

“Kini kujdes, mos luani me identitetin tonë, ne nuk jemi më një provincë e Perandorisë Osmane! Memoriali u financua nga një fondacion turk dhe një OJQ e mbështetur nga qeveria turke. Por kur Erdogan nuk do te jete më president, pasardhësi i tij ka të ngjarë të vërë në dyshim këtë memorial. Ai do të kërkojë të hiqet, dhe pastaj, çfarë do të bëjmë ne? Cfarë figure do te beje shqiperia? “, vazhdon gazetari Ilir Yzeiri.

“Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-Turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, madje asnjë zemërim.” Thote gazetari tjeter Blendi Salaj qe eshtë gjithashtu shumë kritik: “77,000 persona të arrestuar zyrtarisht, 143 gazetarë në burg, 7,000 të arrestuar ushtarakë, përfshirë 58 gjeneralë. 151 persona u dënuan me burgim të përjetshëm, 130,000 njerëz të pushkatuar përfshirë 6000 akademikë … Ky është vlerësimi tjetër i 15 korrikut 2016 në Turqi. Sidoqoftë, këtu nuk ka ndjenja anti-turke, edhe pse pesë shekuj nen Perandorinë osmane kanë lënë kujtime të hidhura. Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-Turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, asnjë zemërim. Nga ana tjetër, nuk kam gjetur askënd që të paraqesë argumente logjike dhe racionale në favor të këtij monumenti … Shqiptarët nuk duan të regjistrohen politikisht pa dijeninë e tyre. ”

Polemika publike rreth kësaj pllake përkujtimore shtron pyetje në lidhje me ligjshmërinë e instalimit të saj. Në të vërtetë, vendimi për të nderuar këtë ngjarje në historinë e Turqisë është marrë në fshehtësi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret shqiptare. Asnjë konsultim publik nuk u krye dhe qytetarët e Tiranës nuk patën mundësinë për të komentuar projektin.

hh.JPG

As kryebashkiaku e as qeveria nuk kanë njoftuar publikisht përurimin e monumentit, të cilin mediat i kanë mësuar përmes një deklarate për shtyp dhe fotografive të transmetuara nga Ambasada Turke. Qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Tiranës bejne shurdh memecin duke mos dhënë asnjë shpjegim për zgjedhjen e vendosjes së kësaj pllake përkujtimore në park: nuk dihet se kush mori vendimin për ta ngritur atë, mbi cilën bazën juridike dhe cila procedurë u ndoq!

Per opoziten shqiptare ky memorial përfaqëson “një shkelje të sovranitetit kombëtar dhe një mungesë dinjiteti të shtetit shqiptar”. Shumë intelektualë u shprehen se nuk na takon ne te perfshihemi ne nje çeshtje te brendshme politike të Turqisë, një veprim i rastësishëm që synon të tërhiqte më shumë investime turke në Shqipëri. Në fakt, Turqia është gjithnjë e më e pranishme ekonomikisht në vend, megjithëse në raste, siç ështe ai i aeroportit te Vlores, ose ai i kompanisë Air Albania, shkel rregullat evropiane.

Në ndjekjen e të ashtuquajturve “puçistë”, qeveria turke gjithashtu u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur autoriteteve shqiptare që të marrin masa kundër institucioneve të lidhura me rrjetin e Imamit Fethullah Gulen, por këto kërkesa deri më tani janë refuzuar, megjithë marrëdhëniet e mira që mbizotërojnë midis Presidentit turk dhe Kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi, në Kosovë, disa mësues të Gylenistëve u arrestuan dhe u internuan në Turqi, në shkelje flagrante të ligjeve të këtij vendi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular