BallinaAktualitetKonfederata Ndërkombëtare e Sindikatave: Me Ramën, vendi nuk hyn në BE as...

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave: Me Ramën, vendi nuk hyn në BE as për 25 vite

spot_img
spot_img

Kritika për qeverinë shqiptare, ka edhe Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave, sipas së cilës qeveria ”Rama 2” po shtyn Integrimin e vendit drejt BE-së. I ndodhur në Tiranë zv/sekretari i Përgjithshëm, Jaan Wien thotë se me këto ritme papunësie, Shqipëria nuk hyn në BE as për 25 vite.

“Situata e papunësisë në Shqipëri është shumë keq, ka papunësi shumë të lartë, sidomos tek të rinjtë. Nëse vazhdon kështu do t’ju duhet 25 vite të tjera të hyni në BE. Qeveria duket se në praktikë po e pengon vetë integrimin në BE”.

Ndryshe nga përfaqësuesi global i sindikatave, përfaqësuesi shqiptar Kol Nikollaj nuk foli për numër të lart të papunësh por për një bashkëpunim me qeverinë. ”Për të krijuar marrëdhënie partneriteti me qeverinë shqiptare, të cilat nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Me qëllim që të garantojmë një dialog social, efektiv dhe gjithëpërfshirës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular