BallinaBotaRrufeja godet avionin ku ndodhej dhe Daçiç, piloti bën ulje emergjente

Rrufeja godet avionin ku ndodhej dhe Daçiç, piloti bën ulje emergjente

spot_img
spot_img

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka përjetuar momente tensioni, pasi avioni në të cilin udhëtonte ka bërë ulje të detyrueshme në Slloveni. Shkak është bërë një rrufe, e cila ka goditur avionin. Mediat serbe raportojnë se ngjarja në fjalë u regjistrua në Lubjanë, duke shkaktuar panik të madh tek pasagjerët.

“U dëgjua një shpërthim i vogël. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, mësohet të jetë shprehur Daçiç. Një stuhi e fortë goditi dje Slloveninë dhe Kroacinë, ku në vetëm 2 orë u regjistruan më shumë se 20,000 rrufe.

Kujtojmë se kjo nuk është e parë kur fluturimet për Daçiç kthehen në probleme, pasi në fund të majit avioni ku ai udhëtonte bëri ulje të detyrueshme në Athinë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular