BallinaAktualitetZëri i Amerikës: Tiranë, pjesa dërrmuese e rinisë ndjehet e papërfaqësuar nga...

Zëri i Amerikës: Tiranë, pjesa dërrmuese e rinisë ndjehet e papërfaqësuar nga politika aktuale

spot_img
spot_img

Në Tiranë, u zhvillua sot një konferencë ballkanike për rininë. Organizata humanitare World Vision publikoi të dhënat e një anketimi, sipas të cilit, mbi 60 për qind e të rinjve shqiptarë nuk ndihen të përfaqësuar në jetën politike të vendit.

Organizata humanitare World Vision, në bashkëpunim me Zyrën Rajonalepër Bashkëpunimin Rinor organizuan për herë të parë në Tiranë Festivalin Ballkanik të Rinisë, me temë punësimin e të rinjve, pjesëmarrjen dhe mbrojtjen e tyre.

Në këtë konferencë rajonale u paraqitën gjetjet e një studimi, sipas të cilit, mbi 60% e të rinjve në Shqipëri shprehen se nuk janë të përfaqësuar në jetën politike të vendit.

Po ashtu, më shumë gjysma e tyre, mbi 30 për qind e të anketuarve, thonë se nuk ndihen të përfaqëusar dhe nuk pyeten mbi politikat, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

“Të rinjtë duan që qeveritë e tyre të demostrojnë transparencë dhe llogaridhënie, ata duan shërbime të mira publike, shëndetësie dhe shkollimi, edukime, mundësi punësimi, ata duan që zëri i tyre të dëgjohet. – tha drejoresha e World Vison për Ballkanin Perëndimor, Eljona Boçe Elmazi. – Të rinjtë duan që zyrtarët të mos jenë të korruptuar, duan një gjyqësor të pavarur, dialog të hapur me qytetarët”.

Largimet masive të rinisë shqiptare drejt vendeve më të zhvilluara janë shqetësim dhe duhen pakësuar, duke nisur me përfshirjen e tyre në të gjitha fazat e proceseve vendim-marrëse që lidhen me ta.

Situata social – ekonomike mund të përmirësohet me ritme të shpejta nëse bashkarisht gjenden Zgjidhje për Rininë, pohuan drejtuesit e konferencës.

“Ne jemi angazhuar si ëorld vison të nxjerrim fëmijët, familjet dhe komunitetet nga varfëria dhe padrejtësitë. Për të arritur këtë, kemi nevojë edhe për bashkëpunimin e vet të rinjve, sepse ndryshimi ka nevojë për pjesëmarrjen e tyre, sepse angazhimi është për të mirën e tyre” – tha zonja Elmazi.

Mospërfshirja e të rinjve në vendim-marrëse ndikon në shumë sfera të jetës së tyre, vërejnë studimet.

Pabarazia në trajtimin e të rinjve dhe mangësitë e sistemit arsimor po ndikojnë negativisht në papunësinë e tyre, që është një nga problemet më kryesore të shoqërisë së sotme në shqipëri dhe në Ballkan.

Në tubim morën pjesë adoleshentë e të rinj,përfaqësues nga shoqëria civile, institucione dhe agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare.

Diskutimi u përqëndrua te pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe tek mekanizmat për të përfshirë ata në nisma vendore dhe rajonale./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular