Shtatori është muaji i shpenzimeve për prindërit të cilët duhet të bëjnë gati fëmijët për nisjen e vitit të ri shkollor.
Duket se përveç përgatitjeve të tjera, fatura e librave është mjaft e lartë. Opinionisti Olti Curri ka postuar në faqen e tij të Instagramit një foto me listën e librave për klasën e shtatë, bashkangjitur dhe çmimet për secilin libër.
Siç shihet në këtë foto, një prindi të një fëmijë të klasës së shtatë i duhet të paguaj këtë vit plot 8061 lekë.