DASHI
Nëse takoheni me njerëz të rinj, jini të kujdesshëm. Disa ju duken interesantë, por mund të jenë të rrezikshëm. Ndoshta ata bëjnë gjëra që ju nuk i keni menduar as në ëndrra. Gjëja që ata bëjnë ju intrigon, por do ju sjellë telashe nëse nuk jeni të kujdesshëm. Por nëse rreziku ju pëlqen, është momenti për të bërë disa ndryshime në jetë.
DEMI
Duhet të bëni një zgjedhje mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Ndonjëherë, kjo është zgjedhje e vështirë, sidomos kur mendoni se do lëndoni ndjenjat e një personi. Por, një gënjeshtër është më e dhimbshme se e vërteta. Konsideroni cfarë do donit të dëgjonit nëse do ishit në anën e palës tjetër.
BINJAKËT
Mirësjellja është e mrekullueshme, por kur jua marrin për dobësi, mund të kthehet në rrezik. Duhet të besoni tek instiktet tuaja që të mos përballeni me situata të pazakonta. Në rast se nuk i besoni ndjenjave, besojini ndjenjave.
GAFORRJA
Ju jeni tip intensiv. E kaloni kohën duke humbur në mendime, por e gjitha kjo ndikon në shëndetin mendor. Ndoshta, sot është koha që të dilni dhe të bëni miq të rinj. Gjeni dicka ndryshe për të dalë nga monotonia e përditshme.
LUANI
Ushqejeni mendjen tuaj. Ndërkohë që e shijoni faktin e të qenit aktivë dhe socialë, mërziteni shpejt. Mundohuni të eksploroni dicka të re ose të mësoni më shumë rreth një hobi që keni. Stimuloni mendjen dhe trupi do jetë më energjik.
VIRGJERESHA
Nëse po përpiqeni të vërtetoni se keni dicka me vlerë për të ofruar, mendoni si ta bëni. Ju jeni miqësorë dhe arrini të përshtateni shpejt me njerëzit. Kjo konsiderohet si fuqia juaj, prandaj mendoni cila është gjëja e mahnitshme që mund ti sillni një turme të madhe. Filloni të kërkoni aftësitë tuaja më të mira që të vërtetoni vlerën që keni.
PESHORJA
Sot do të mendoni të testoni aftësitë tuaja për të zgjidhur probleme. Ju ia dilni mirë për të investiguar situata të ndryshme dhe për të kuptuar se si ka ndodhur cdo gjë. Nëse dicka vjen tek ju në mënyrë misterioze, përballuni me të dhe zbuloni të vërtetën.
AKREPI
Përpiquni të mos mashtroheni nga të tjerët. Nëse nuk e njihni mirë një person, besojini instikteve tuaja. Ju keni tendencë të kujdeseni për të tjerët, prandaj ndjeni keqardhje për këtë. Nëse doni ta ndihmoni, sigurohuni që e meriton. Në të kundërt, do i shkaktoni probleme vetes.
SHIGJETARI
Mund të jetë shumë e lehtë që të humbisni kontrollin sot. Ju duhet të përdorni llogjikën në një ditë si kjo. Bëni kontrolle të dyfishta dhe moderoni aktivitetet tuaja. Nuk ka asgjë që nuk mund ta bëni, thjesht duhet të keni kujdes.
BRICJAPI
Sot do të jeni aq të zemëruar sa të tjerët nuk do dinë cfarë t’ju thonë. Merruni me punë fizike. Nxirrni gjërat, organizoni, lëvizni mobiljet, thjesht mos mendoni. Është më mirë të jeni produktiv në këtë mënyrë.
UJORI
Guximi për të bërë dicka ndryshe dhe të re është ajo që keni nevojë. Ju jeni shumë praktikë, por nevoja për të përjetuar një aventurë është më e fortë. Bëni mirë të bëni një udhëtim në një vend që nuk keni qenë më parë dhe të eksploroni.
PESHQIT
Sot do të mësoni dicka të re reth gjërave që të interesojnë më shumë. Edhe kohën e lirë do ta kaloni duke studiuar për hobin tuaj pasi tani, kjo është gjëja që ju kënaq më shumë.